Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e producentit Petri Bozo për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitjeje”. Sipas mediave, Bozo kërkoi ndryshimin e masës me argumentin se nga 24 tetori deri më 6 nëntor duhet të ishte i pranishëm në eventin “Miss Globe” në Tajlandë, duke paraqitur në gjykatë edhe ftesat përkatëse. Gjyqtarja Suela Lika vlerësoi se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat për ndryshimin e masës, duke lënë në fuqi “arrestin në shtëpi” ndaj producentit. Bozo u arrestua, pasi përplasi për vdekje të miturin 7-vjeçar në aksin nacional Elbasan-Librazhd. Aksidenti tragjik ndodhi paraditen e 25 majit. 7-vjeçari po kalonte rrugën së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar motrën në shkollë. LEXO EDHE:Zjarret në Peqin vijojnë me intensitet të lartë, pritet ndërhyrje nga ajri! Vatër edhe në Rrilë të Lezhës (VIDEO) Pas ngjarjes Petri Bozo dëshmoi në polici se nuk e kishte vënë re fëmijën edhe pse lëvizte me shpejtësi të ulët. Sipas informacioneve bëhet me dije se familjarët e viktimës kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt me regjisorin duke theksuar se 'aksidenti nuk ka ardhur si rezultat i një veprimi të qëllimshëm'. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com TAG: gjykata e elbasanit Elbasan petri bozo Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento hmm: 03/10/2026 09:52 Njerëz te paskrupullt, ne vend qe te dale publikisht si minimum te kerkoje falje familjes, ky shfrytezon njohjet e tia per gomarlleqe Përgjigju Tironci: 03/10/2026 09:43 Epo do dhe të ikë për qejf në Tajlandë shoku Petri, i biri i shoqes! Seriozisht e ke more?! Ke VRARË një fëmijë nga fodullëku jot kryelartë dhe tani dashke dhe të udhëtoke për qejf??? TURP! BRAVO GJYKATA QË E LA NË SHTËPI, MADJE NË BURG DUHEJ SI ÇDO NJERI TJETËR PËR TË NJËJTËN VEPËR. Përgjigju Sondazhi i ditës:
30 Shtator, 16:02
Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.5% Jo 25.6% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3528 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
