Lajme Zone
Përplasen dy skuterë në Vlorë, plagosen dy drejtuesit
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Përplasen dy skuterë në Vlorë, plagosen dy drejtuesit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, në zonën e njohur si Aleksandria.

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, në zonën e njohur si Aleksandria. Dy skuterë janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar të dy drejtuesit e mjeteve. Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Paraprakisht nuk raportohen detaje të tjera për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.