Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e një jete është shënuar në orët e para të mëngjesit në Korçë. Sipas policisë, rreth orës 01:00, në aksin rrugor Korçë–Pogradec, pranë fshatit Vloçisht, një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga 26-vjeçari O. P., është përplasur me një automjet tip “Audi”, në timonin e të cilit ndodhej 27-vjeçari K. C.
Për shkak të përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” humbi jetën në vendngjarje.
Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe drejtuesi i automjetit tip “Audi” dhe një pasagjer që udhëtonte me të. Të dy janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe, sipas bluzave të bardha, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë kryer veprimet procedurale shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen fatale. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

