Lajme Zone
Përplasen 5 automjete në Durrës-Tiranë, humb jetën 45-vjeçari
Të tjeraPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Përplasen 5 automjete në Durrës-Tiranë, humb jetën 45-vjeçari

Një aksident zinxhir është shënuar në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë pesë automjete. Si pasojë e përplasjes, një 45-vjeçar ka humbur jetën në vendngjarje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20. Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi me iniciale H.B., 45 vjeç, është përplasur fillimisht me një kamion, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Pas përplasj

Një aksident zinxhir është shënuar në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë pesë automjete. Si pasojë e përplasjes, një 45-vjeçar ka humbur jetën në vendngjarje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20. Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi me iniciale H.B., 45 vjeç, është përplasur fillimisht me një kamion, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Pas përplasjes së parë, aksidenti është përshkallëzuar duke përfshirë edhe tre automjete të tjera. Në këto mjete udhëtonin drejtuesit G.L., 59 vjeç dhe J.I., 34 vjeç, si dhe pesë pasagjerë.

Të gjithë personat e përfshirë në këtë pjesë të aksidentit kanë marrë dëmtime, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesja, shtetasja A.V., e cila dyshohet se drejtonte një prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja pas përplasjes.

Policia ka mundur ta identifikojë dhe ta shoqërojë atë për të dhënë shpjegime, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën e plotë të aksidentit dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përfshirë në një aksident rrugor 5 automjete.

Shtetasi H. B., 45 vjeç, është përplasur me një kamion dhe, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.

Më pas, në aksident janë përfshirë edhe tre mjete të tjera, me drejtues shtetasit G. L., 59 vjeç dhe J. I., 34 vjeç, si dhe 5 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa shtetasja A. V., e cila dyshohet se ka qenë drejtuese e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja dhe është shoqëruar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm