Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania

“Rritet numri i aksidenteve rrugore”/ Eksperti: Shkaku kryesor është shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit


Shpërqendrimi në timon me telefon, shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimet e gabuara po çojnë në një rritje të ndjeshme të aksidenteve rrugore në vend. Eksperti i sigurisë rrugore, Islim Qibini, deklaroi për “Tirana Live” në ABC News se humbja e kontrollit mbi mjetin mbetet shkaku kryesor i këtyre ngjarjeve.

Shpërqendrimi në timon me telefon, shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimet e gabuara po çojnë në një rritje të ndjeshme të aksidenteve rrugore në vend. Eksperti i sigurisë rrugore, Islim Qibini, deklaroi për “Tirana Live” në ABC News se humbja e kontrollit mbi mjetin mbetet shkaku kryesor i këtyre ngjarjeve.

Ai kritikoi ndryshimet e fundit në Kodin Rrugor si të pjesshme dhe të bëra pa konsultimin e specialistëve. Qibini kërkoi nga Drejtoria e Policisë Rrugore të rrisë monitorimin në akset ku abuzohet me shpejtësinë.

Ndërkohë, ai apeloi ndaj shoferëve të ruajnë distancën e sigurisë dhe të respektojnë rregullat për të parandaluar përplasjet nga mbrapa. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Kemi një rritje të ndjeshme të aksidenteve automobilistike. Shkaku kryesor është humbja e kontrollit nga drejtuesi I mjetit. Por, shkaku kryesor është tejkalimi i kufijve të shpejtësisë në akset rrugore të vendit, por edhe parakalimet. Tërheqja e vëmendjes gjatë dhënies së automjetit ka shkaqe të ndryshme, si mbajtja e telefonit, duke shpërqendruar vëmendjen në drejtime të ndryshme, jo në dhënien e automjetit. Ndryshimet që janë bërë në Kodin Rrugor janë ndryshime të pjesshme, nuk është marrë vendimi i specialistëve. Duhet që Drejtoria e Policisë Rrugore duhet që të monitorojë këto akse, ku drejtuesit ecin me shpejtës dhe bëjnë parakalime të gabuara. Duhet me patjetër që drejtuesit e mjeteve të mos kalojmë shpejtësinë dhe të mbajnë distancën nga mjeti në mjet, që të parandalohet goditja nga mbrapa e automjetit”, tha eksperti. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet aksidentete rugoreIslim Qibinirriten aksidentete rrugore