Dy varka turistike janë përplasur mesditën e sotme, teksa transportonin turistë nga Komani në drejtim të Lumit të Shalës. Incidenti ka ndodhur në liqen, ndërsa të dëmtuarit janë nxjerrë më pas në breg me mjete të tjera lundruese. Policia bëri me dije se pesë prej turistëve që ndodheshin në varka, tre prej të cilëve të huaj, kanë pësuar lëndime në trup, por janë jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se një person ka marrë dëmtime të lehta në kraharor, një zonjë ka marrë dëmtime në këmbë dhe një zonjë tjetër ka marrë dëmtime në krah. LEXO edhe...Përplasja e 2 varkave në Liqenin e Komanit, momenti kur 5 turistët e plagosur mbërrijnë në Spitalin e Shkodrës (VIDEO) Në Koman ka mbërritur edhe helikopteri i Shëndetësisë, si dhe një helikopter ushtarak, të cilët po transportojnë 4 prej të plagosurve drejt spitalit të Shkodrës për ndihmë mjekësore. Ndërkohë një i dëmtuar tjetër, i cili ishte në gjendje më të mirë shëndetësore, është transportuar drejt spitalit të Shkodrës me auto-ambulancë. Njoftimi i Policisë: "Koman, Vau i Dejës/Informacion paraprak Rreth orës 15:15, në liqenin e Komanit, dyshohet se aksidentalisht janë përplasur 2 mjete lundruese. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 5 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasit e tjerë që ndodheshin në mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime. Shtetasit që ndodheshin në mjetet lundruese janë nxjerrë në kalatën e Komanit, me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes." Pak ditë më parë, në një tjetër incident ujor në Porto Palermo, por në rrethana krejt të ndryshme, 4 persona u plagosën duke pësuar djegie të niveleve të ndryshme në trup, pas shpërthimit në motorin e një skafi. Ora 17:53 Përplasja e 2 varkave në Liqenin e Komanit, momenti kur 5 turistët e plagosur mbërrijnë në Spitalin e Shkodrës (VIDEO) Report Tv ka siguruar pamje kur 5 turistët e plagosur në incidentin e ndodhur në liqenin e Komanit, kanë mbërritur në spitalin e Shkodrës.Ata mbetën të plagosur gjatë përplasjes së 2 varkave turistike me të cilat po udhëtonin.Turistët u nxorën menjëherë nga uji me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese dhe 4 prej tyre u transportuan në Spitalin e Shkodrës me 2 helikopterë dhe 1 tjetër me një autoambulancë. Share R.Xh/SI.E./ReportTv.al aksident lumi i shales liqeni i komanit Shkoder anije turistike Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.6% Shoqëria 27.1% Social media 16.3% Vota total: 4083 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
