Lajme Zone
Përmbytje të pazakonta në Bangladesh/ Shënohen të paktën 51 viktima
BotëCNA

Përmbytje të pazakonta në Bangladesh/ Shënohen të paktën 51 viktima

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...

Të paktën 51 persona kanë humbur jetën nga shirat e rrëmbyeshëm në Bangladesh në ditët e fundit.

Moti i keq ka prekur më shumë se një milion njerëz, pasi përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë goditur pjesë të mëdha të vendit, përfshirë kryeqytetin Daka.

Mijëra njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre, ndërsa më shumë se gjysma e viktimave, 28 nga 51, të regjistruara deri më tani janë në shtëpi refugjatësh, Rohingya.

Reshjet e dendura të shiut filluan rreth një javë më parë dhe, ndërsa u intensifikuan ditët e fundit, autoritetet lëshuan paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje toke, evakuuan familjet nga zonat me rrezik të lartë dhe shtynë provimet shkollore./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.