Lajme Zone
Përlot daja i fëmijëve që vdiqën nga zjarri: S’i pashë kur lindën, po i takoj për t’i futur në dhe…
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Përlot daja i fëmijëve që vdiqën nga zjarri: S’i pashë kur lindën, po i takoj për t’i futur në dhe…

Një ngjarje e rëndë ka goditur familjen shqiptare Manati, me origjinë nga Lushnja, e cila jetonte në Jacksonville të Floridës. Mëngjesin e 26 gushtit, shtëpia e tyre u përfshi nga flakët, duke shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve të mitur.

Nga flakët humbën jetën dy binjakë 11-vjeçarë dhe një fëmijë 2-vjeçar. Prindërit dhe dy fëmijët e tjerë (një foshnjë 2-muajshe dhe një 9-vjeçar) arritën të shpëtonin, por u dërguan në spital në gjendje kritike.

Sipas rrëfimit të dajës së fëmijëve, dyshohet se zjarri u shkaktua nga një lodër e lënë në karikim gjatë natës. Ai deklaroi: "Bateria e lodrës shpërtheu, teksa po karikohej gjatë natës dhe se prej saj ndodhi gjithçka."

Daja i fëmijëve, i cili mori njoftimin për tragjedinë nga xhaxhai i tij i vogël, rrëfeu se nuk kishte mundur t'i shihte nipërit e tij që nga lindja.

"Nipërit arritën moshën 11-vjeç pa i parë as në momentin kur lindën, për shkak të ndarjes nga emigrimi tani po shkoj për t’i futur në dhe..."

Ai gjithashtu bëri të ditur se nuk ka mundur të komunikojë me motrën e tij për shkak të gjendjes së rënduar, duke shtuar se: "Si motra ashtu edhe fëmijët janë të traumatizuar. Ajo nuk e përballon dot ardhjen e natës dhe momentin kur bie errësira."