Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar mungesën e ujit në Pediatrinë e Vlorës.
“Përshëndetje. Kam sjellë djalin te Pediatria e Vlorës. Nuk ka ujë. Është për të vënë duart në kokë.”
Në videot e dërguara në redaksi shihet një person duke hapur rubinetin e lavamanit, nga i cili fillimisht nuk del ujë. Në një tjetër pamje, në tualetin e spitalit shihet një kovë e mbushur me ujë, e vendosur në kabinën e dushit.
Situata ngre shqetësim për kushtet me të cilat përballen pacientët dhe familjarët në ambientet e pediatrisë.
JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e qytetares, ndërsa mbetet në pritje të një reagimi nga strukturat përgjegjëse për furnizimin me ujë dhe kushtet në Pediatrinë e Vlorës. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)

