Lajme Zone
Përkeqësohet moti në det, pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari dhe anijeve të peshkimit
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Përkeqësohet moti në det, pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari dhe anijeve të peshkimit

Kushtet e pafavorshme atmosferike që pritet të përfshijnë Gjirin e Durrësit dhe detin e hapur kanë bërë që Kapiteneria e Përgjithshme e Porteve të ndalojë lundrimin e trageteve dhe daljen në det të anijeve të peshkimit.

Për shkak të përkeqësimit të motit, dy tragetet e linjës Durrës-Bari, që pritej të niseshin gjatë orëve të mbrëmjes së sotme, do të shtyjnë lundrimin për në mëngjesin e ditës së nesërme.

Pasagjerët do të imbarkohen gjatë mbrëmjes së sotme dhe do të qëndrojnë në bord deri në momentin e nisjes së trageteve, kur kushtet atmosferike të lejojnë lundrimin e sigurt. Ndërkohë, pezullimi i përkohshëm i lundrimit prek edhe anijet e peshkimit, të cilave u është ndaluar dalja në det deri në përmirësimin e situatës meteorologjike. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet