Lajme Zone
Përgjimet e Ron Yefet dhe trafik armësh nga Afrika, ministrja Ismaili i përgjigjet denoncimeve të Ahmetajt: Më vjen ndot të komentoj deklaratat e të arratisurve nga drejtësia
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Përgjimet e Ron Yefet dhe trafik armësh nga Afrika, ministrja Ismaili i përgjigjet denoncimeve të Ahmetajt: Më vjen ndot të komentoj deklaratat e të arratisurve nga drejtësia

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, refuzoi të komentojë denoncimet e bëra pak ditë më parë nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, lidhur me pretendime për trafik armësh.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, refuzoi të komentojë denoncimet e bëra pak ditë më parë nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, lidhur me pretendime për trafik armësh. E pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë për deklaratat dhe përgjimet e publikuara nga Ahmetaj, Ismaili tha se nuk dëshiron t’u përgjigjet pretendimeve të një personi që ndodhet jashtë vendit dhe kërkohet nga drejtësia shqiptare.

Ministrja iu drejtua Ahmetajt me thirrjen që të kthehet në Shqipëri dhe të përballet me drejtësinë.

“Më vjen sa keq aq edhe ndot të diskutoj, apo jap përgjigje për deklarata të të arratisurve nga drejtësia. Është për mua një kërkesë që dëshiroj t’ia bëj në mënyrë direkte personit që ka bërë ato deklarata dhe ka nxjerrë përgjimet, që ashtu sikurse ka guximin që nga pisllëku në të cilin është zhytur të hedhë llum mbi projekte të qeverisë, të gjejë guximin dhe të përballet me drejtësinë shqiptare”, tha Ismaili.

Gjithashtu ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka marrë në mbrojtje kompaninë “KAYO” pas pyetjes së gazetarëve: “Kayo është një nga krenaritë përsa i përket projekteve të implementuara nga kjo qeveri dhe që normalisht sikurse e citova dhe e thashë më vjen dot që unë t’i jap përgjigje të deklaratave të bëra publike nga njerëz të cilët janë zhytur në llumin e tyre”, u shpreh ajo.

Deklarata e ministres Ismaili vjen pas intervistës së ish-zëvvendëkryeministrit Arben Ahmetaj, në Syri Tv në 7 shtator 2026 , i cili ngriti akuza për një skemë të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të armëve, duke publikuar edhe disa materiale audio që, sipas tij, lidhen me këtë veprimtari. Në qendër të pretendimeve të Ahmetajt ishin biznesmeni Ron Yefet, kompania Timak Defense dhe ajo që ai e cilësoi si “koncepti KAYO”.

Ahmetaj deklaroi se armë me origjinë nga vende të Afrikës sillen në Shqipëri, paketohen dhe më pas dërgohen drejt vendeve të tjera, Sipas tij, ky qarkullim nuk bëhet në kuadër të marrëveshjeve zyrtare të Shqipërisë me NATO-n apo për furnizimin e Ukrainës, ndaj ai e cilësoi si trafik ndërkombëtar armësh.

Një tjetër pjesë e denoncimit të ish-zëvendëskryeministrit lidhej me financimin e kompanive që operojnë në industrinë e mbrojtjes. Ahmetaj pretendoi se këto kompani kanë përfituar fonde publike përmes procedurave pa tender. Në intervistë ai u ndal konkretisht te Timak Defense, për të cilën deklaroi se ka marrë paradhënie nga buxheti i shtetit dhe ngriti pikëpyetje mbi kapitalin e investuar nga aksionerët privatë. Top Channel