Lajme Zone
Përfundon takimi Kurti-Hamza, PDK mbledh grupin parlamentar
PolitikëTelegrafi

Përfundon takimi Kurti-Hamza, PDK mbledh grupin parlamentar

(E plotësuar) Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

(E plotësuar) Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Pas takimit, është mbledhur grupi parlamentar i PDK-së. Kurti-Hamza sërish në takim, në prag të skadimit të afatit për presidentinKryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po zhvillon takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.Në takim, Kurti shoqërohet nga ministri i Financave, Hekuran Murati, ndërsa Hamza nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.Takimi po zhvillohet pas miratimit në parim nga Kuvendi të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe në kohën kur LVV dhe PDK kanë mospajtime rreth procedimit të këtij ligji në lexim të dytë.LVV-ja kërkon që para votimit të dytë për ndryshimet në ligj, Kuvendi të zgjedhë presidentin e ri të Kosovës, ndërsa PDK-ja insiston që fillimisht të miratohen ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe më pas të procedohet me zgjedhjen e presidentit.Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfn më 6 tetor./Telegrafi/