Festa e Bektashinjve mblodhi këtë vit në Teqenë e Kulmakut rreth 700 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, Diaspora e bota. Sekretari i Përgjithshëm i Teqesë së Kulmakut, Zalo Qato ka akuzuar pushtetin vendor për neglizhencën dhe mungesën e mbështetjes për këtë eveniment. Data 18 gusht shënoi edhe nisjen e pelegrinazhit drejt malit të Tomorrit,peligrinazh që përfn mbrëmjen e sotme.Lexo edhe:Horoskopi, 25 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Mali i Tomorrit u pushtua gjatë 7-ditëve të peligrinazhit nga rreth 700 mijë pelegrinë nga Shqipëria, Diaspora dhe mbarë bota, të cilët udhëtuan drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorrit, nën ritmet fetare të bektashinjve, pamvarësisht besimeve fetare që i përkasin. Besimtarët ngritën çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë, duke kryer jo vetëm kurbanin e festës, por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit. Të parët që u vendosën në malin e shenjtë të bektashinjve kanë qënë barinjtë e fshatrave të Skraparit,të cilët ofruan për pelegrinët kurbanët e festës "Qengjat". Teqeja e Kulmakut ishte përgatitur edhe këtë vit për të pritur numrin e madh të pelegrinët që bëhen çdo vit pjesë e kësaj feste, duke marrë të gjitha marrë masat që në malin e Tomorrit të mos mungonin çadrat për pelegrinët, banjot, ndriçimi dhe uji i pijshëm. Po kështu, masa ishin marrë edhe për infrastrukturën dhe për therrtoret duke hapur dy vende të posaçme për të pjekur mish, që njerëzit të mos ndiznin zjarr nëpër pyjet përreth. Masat e marra i ka bërë të ditura Sekretari i Përgjithshëm i Teqesë së Kulmakut, Zalo Qato, i cili ka akuzuar pushtetin vendor, që nuk i ka mbështetur gjatë 7-ditëve të peligrinazhit. "Rruga drejt Malit të Tomorrit është rregulluar dhe mirëmbajtur nga ana jonë nga viti në vit por drejtuesit e mjeteve, që ecin në këtë rrugë duke xhiruar, kanë sjellë edhe prishjen e saj në disa vende. Kemi marrë masat e duhura për tualetet, sheshet e pushimit dhe kampingut por kemi pasur probleme me besimtarët, që i hedhin mbeturinat ngado dhe jo nëpër kosha. Kemi pasur ndihmën e pakushtëzuar të Policisë së Shtetit, që ka siguruar mbarëvajtjen e këtij peligrinazhi por, me gjithë përpjekjet tona si Teqe duhet edhe mbështetja e qeverisë dhe pushtetit lokal. Nga ana e pushtetit lokal nuk kemi pasur asnjë mbështjetje gjatë peligrinazhit në këtë vit,nuk ka ardhur asnjë përfaqësues i pushtetit vendor për të na ofruar ndihmë,edhe pse dihet që këtu vijnë qindra mijëra pelegrinë nga Shqipëria dhe mbarë bota"-, ka thënë Zalo Qato, i cili ka konfirmuar gjithashtu se numri i pelegrinëve këtë vit në Malin e Tomorrit ka qënë edhe më i lartë se vitin e kaluar. Gjatë 7-ditëve të peligrinazhit,në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut janë kryer ritet fetare të festës,ku çdo pelegrin është falur për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre. Vetë pelegrinët shprehen se, çdo vit bëjnë qindra kilomentra rrugë për të ardhur e për tu bërë pjesë e kësaj feste. Siç shprehen edhe vetë ata,pjesëmarrja e tyre në këtë festë të shenjtë është mjaft e rëndësishme, pasi ka sjellë dhe vazhdon të sjellë çdo vit vetëm mirësi në familjet e tyre. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti si dhe shmangien e aksidenteve në rruge, DVP Berat nisi këtë vit drejt Kulmakut 150 forca policie, që patrulluan në të gjitha akset rrugore që të çojnë drejt malit si dhe ishte hartuar një plan i detajuar masash për ruajtjen e rendit dhe qetësisë në mal. Për këtë peligrinazh u angazhuan të gjithë sektorët e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, duke filluar që nga sektori i qarkullimit rrugor e deri tek sektori i Rendit dhe ai i krimeve. Ditët e peligrinazhit në majën e Malit të Tomorrit, të njohura si ditët e shenjta të bektashinjve, kanë bashkuar këtë vit në Teqenë e Kulmakut rreth 700 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, Diaspora e bota. Ditët e peligrinazhit në Malin e Tomorrit nisën në 18 gusht dhe përfjnë sot në 25 Gusht, por kulmi i kësaj feste ishte në datën 22 Gusht.
