Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Përfshihet nga flakët një apartament në Vlorë, dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen (VIDEO)


Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në ballkon, ku kanë marrë flakë disa materiale plastike.

Një zjarr përfshiu një ambient pranë një apartamenti në katin e tetë të një pallati në rrugën Transballkanike në Vlorë, duke shkaktuar frikë te banorët. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në ballkon, ku kanë marrë flakë disa materiale plastike. Flakët dhe tymi i dendur alarmuan banorët që thirrën zjarrfikësen dhe policinë. LEXO edhe...200 banesa të dëmtuara dhe 10 mijë hektarë të djegur, 500 zjarrfikës vijojnë betejën me flakët në Greqi Zjarrfikësit e Vlorës ndërhynë menjëherë dhe arritën ta vënë zjarrin nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij në apartamentet e tjera të pallatit. Si pasojë e zjarrit, tymi ka shkaktuar dëme në ambientet e apartamentit të prekur, si edhe në hapësirat e përbashkëta të pallatit. U.D/ReportTv.al Vlore zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.4% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 27.4% Vota total: 2654 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?