Lajme Zone
Përfshihet nga flakët autobusi me 52 turistë në Qafën e Kalasë në Berat, shkrumbohet plotësisht
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Përfshihet nga flakët autobusi me 52 turistë në Qafën e Kalasë në Berat, shkrumbohet plotësisht

Një ngjarje e rëndë që mund të kishte pasur pasojat të rënda ka ndodhur sot në Qafën e Kalasë në Berat, ku një autobus i mbushur me 52 turistë të huaj, mes të cilëve edhe fëmijë, është përfshirë nga zjarri teksa po ngjitej drejt zonës muzeale.

Një ngjarje e rëndë që mund të kishte pasur pasojat të rënda ka ndodhur sot në Qafën e Kalasë në Berat, ku një autobus i mbushur me 52 turistë të huaj, mes të cilëve edhe fëmijë, është përfshirë nga zjarri teksa po ngjitej drejt zonës muzeale. Sipas raportimeve, mjeti me targa AB 917 UE ka shfaqur problem teknike fillimisht në pjesën e motorit, ku janë vënë re shkëndija elektrike. Reagimi i shpejtë i shoferit E.D, i cili e ka ndaluar menjëherë autobusin dhe ka evakuuar të gjithë pasagjerët, ka shmangur lëndimin e turistëve. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve zjarrfikëse dhe policisë, flakët janë përhapur me shpejtësi duke e shkrumbuar tërësisht autobusin. Si pasojë e nxehtësisë dhe përhapjes së zjarrit, u dëmtua plotësisht edhe një automjet tip “Benz Fuoristradë” i parkuar ngjitur me një banesë aty pranë, pronari i të cilit nuk mundi ta zhvendoste në kohë. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të defektit, ndërsa drejtuesi i mjetit nga Durrësi është shoqëruar në polici për marrjen e dëshmisë. Autoritetet ende nuk kanë bërë me dije kombësinë e turistëve që ndodheshin në autobus.