Lajme Zone
Përfshihen nga flakët kodrat në Shkodër, ndërhyrje edhe nga ajri
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Përfshihen nga flakët kodrat në Shkodër, ndërhyrje edhe nga ajri

SHKODËR- Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke vënë në rrezik edhe banesat pranë vatrës së zjarrit.

SHKODËR- Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke vënë në rrezik edhe banesat pranë vatrës së zjarrit.

Për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer, flakët janë përhapur me shpejtësi në sipërfaqet me bimësi. Për izolimin dhe shuarjen e zjarrit është ndërhyrë edhe nga ajri, me një helikopter.

Në terren janë angazhuar 6 mjete zjarrfikëse të Bashkisë Shkodër, së bashku me efektivët përkatës, si dhe një bot uji i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Në operacion marrin pjesë gjithashtu strukturat e Emergjencave Civile, Shërbimi Pyjor dhe përfaqësues të njësive administrative Rrethina dhe Postribë.

Falë ndërhyrjes së forcave në terren, deri tani janë mbrojtur 15 banesa, duke shmangur rrezikun për familjet që jetojnë në zonë.

Operacioni për shuarjen e flakëve vijon edhe me mbështetjen e një mjeti zjarrfikës të Repartit Ushtarak Vau i Dejës, në koordinim me Prefekturën e Qarkut Shkodër dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC).

Forcat në terren po punojnë për izolimin e plotë të vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit drejt zonave të banuara. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet