Zjarri në Shkodër Era e fortë dhe terreni i thyer po vështirësojnë operacionin për shuarjen e zjarrit në zonat e Bardhajt dhe Myselimit. Në terren janë angazhuar zjarrfikës, Emergjencat Civile dhe Shërbimi Pyjor, ndërsa kërkohet edhe ndërhyrje nga ajri me helikopter. Një zjarr i madh është përhapur me shpejtësi në zonat e Bardhajt dhe Myselimit, në qarkun e Shkodrës. Për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer, zjarri ka marrë përmasa të konsiderueshme, ndërsa është kërkuar ndërhyrje urgjente nga ajri me helikopter.
Në operacion janë angazhuar gjashtë mjete zjarrfikëse të Bashkisë Shkodër së bashku me efektivët përkatës, një bot uji i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, strukturat e Emergjencave Civile, Shërbimi Pyjor dhe përfaqësues të njësive administrative Rrethina dhe Postribë.
Sipas informacionit të bërë publik, falë ndërhyrjes së forcave në terren janë mbrojtur deri tani 15 banesa, duke shmangur rrezikun për familjet e zonës.
Operacionit i është bashkuar edhe një mjet zjarrfikës i Repartit RKV 1010 Vau i Dejës, ndërsa ndërhyrja po koordinohet me Prefekturën e Qarkut Shkodër dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka bërë të ditur se për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer, flakët janë përhapur ndjeshëm, duke e bërë të nevojshme edhe ndërhyrjen nga ajri me helikopter.
Sipas Becit, në operacion janë angazhuar gjashtë mjete zjarrfikëse të Bashkisë Shkodër, një bot uji i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, strukturat e Emergjencave Civile, Shërbimi Pyjor dhe përfaqësues të njësive administrative Rrethina dhe Postribë.
"Ndërhyrje nga ajri me helikopter dhe angazhim maksimal i të gjitha forcave në terren për izolimin dhe shuarjen e zjarrit në Bardhaj dhe Myselim. Për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer, flakët kanë marrë përhapje të konsiderueshme. Në operacion janë angazhuar 6 mjete zjarrfikëse të Bashkisë Shkodër me efektivët përkatës, 1 bot uji i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, strukturat e Emergjencave Civile, Shërbimi Pyjor dhe përfaqësuesit e njësive administrative Rrethina e Postribë. Falë ndërhyrjes së forcave, deri tani janë mbrojtur 15 banesa dhe është shmangur rreziku për familjet e zonës.
Operacioni vijon edhe me mbështetjen e një mjeti zjarrfikës të Repartit RKV 1010 Vau i Dejës, në koordinim me Prefekturën e Qarkut Shkodër dhe AKMC-në.
Prioriteti ynë është mbrojtja e jetës, banesave dhe pronës së qytetarëve. Do të qëndrojmë në terren me angazhim maksimal deri në izolimin dhe shuarjen e plotë të çdo vatre."-shkruan kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci. ne perditesim,.,,zjarri ne shkoder nderhyrje nga ajri rrezikohen banesat Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Dy vatra zjarri në Kukës, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët 5 Shtator 2026, 14:5614:56Aktualitet Aktivizohet një vatër zjarri në Selenicë, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte 5 Shtator 2026, 13:1213:12Aktualitet Flakët i shkrumbuan dhjetëra rrënjë ullinj, flet e moshuara: Me zor i kisha rritur 5 Shtator 2026, 13:1013:10Aktualitet U gjet i fshehur në tualet, zbardhen detaje nga arrestimi i këngëtarit Jozefin Marku 5 Shtator 2026, 12:4412:44Aktualitet “Kemi burime, por s’kemi ujë”, 84 familje në Elbasan prej 3 muajsh pa furnizim: HEC-i na devijoi burimet 5 Shtator 2026, 12:1612:16Aktualitet Zjarri në Himarë, nënkryetari i Bashkisë: Rreth 30 persona u evakuuan, dëme të mëdha në ullishte 5 Shtator 2026, 12:1012:10Aktualitet

