Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, ka publikuar pamje nga ndërtimi i stadiumit ‘Eagle Stadium’ në Tiranë, ku u mbajt koncerti i këngëtarit amerikan Kanye West në 11 korrik. Përmes një postimi në rrjetet sociale, krahas pamjeve, Gonxhja ka shkruar se në më pak se 30 ditë u transformua terreni dhe duke punuar 24 orë në 7 ditë të javës, sipas tij u arrit ngritja e skenës dhe tribunat në më pak se 14 ditë. LEXO edhe...U përjashtua nga gara për kreun e PD/ Mereme Sela nuk heq dorë, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë Gonxhja ka shkruar gjithashtu se për herë të parë në rajon, një stadium i projektuar me porosi në këtë shkallë, me kapacitet rekord është ndërtuar një një kohë të tillë rekord. Reagimi i Gonxhes: Me punë 24/7 në 3 turne, transformuam terrenin në më pak se 30 ditë dhe ngritëm skenën e tribunat në më pak se 14 ditë, për të pritur mbi 60,000 spektatorë. Sepse pas çdo eventi që hyn në histori, ka gjithmonë njerëz që e ndërtojnë atë, përpara se të ndizet drita e parë. First time ever a custom stadium of this scale in the region, with record braking capacity & time! R.Xh/E.H/ReportTv.al Tirane eagle stadium kanye west Blendi Gonxhja Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.5% Të gabuar 85.7% Nuk e di 3.8% Vota total: 4630 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?
