Partizani ka zyrtarizuar një përforcim të rëndësishëm në repartin e prapavijës gjatë kësaj periudhe.
Skuadra kryeqytetase ka arritur marrëveshjen me qendërmbrojtësin 31-vjeçar nga Bosnja e Hercegovina, Aleksandar Joviçiç.
Prezantimi i lojtarit u bë publik nga klubi vetëm pak minuta përpara fillimit të ndeshjes ndaj Skënderbeut. Mbrojtësi ka nënshkruar një kontratë me kohëzgjatje njëvjeçare me opsion renovimi edhe për një tjetër edicion.
“FK Partizani ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me qendërmbrojtësin Aleksandar Joviçiç. 31-vjeçari nga Bosnja dhe Hercegovina ka firmosur një kontratë 1+1 me të kuqtë.
?Joviçiç i bashkohet Partizanit pas përvojës së tij të fundit në Hungari me Kisvarda FC. Gjithashtu përgjatë karrierës së tij ai regjistron eksperienca në kampionatin boshnjak me klube si Borac, Rudar Prijedor dhe Krupa, si dhe në kampionatin kroat, ku ka luajtur te Slaven Belupo, NK Istra dhe HNK Gorica”, shkruhet në njoftimin e të kuqve. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

