Lajme Zone
Përdorimi masiv i drogës te të rinjtë/ Sociologia Dojçe: Raste edhe në shkollat 9-vjeçare
Të tjeraCNA

Përdorimi masiv i drogës te të rinjtë/ Sociologia Dojçe: Raste edhe në shkollat 9-vjeçare

Ngjarja e rëndë e shënuar në Korçë ku një i ri 20-vjeçar, u vra nga një 21-vjeçar ka nxjerrë në pah një tjetër alarm të heshtur që po gërryen shoqërinë tonë, atë të përhapjes masive të lëndëve narkotike, e cila shfaqet hapur edhe përmes videove dhe fotove në rrjetet sociale ku të rinjtë pozojnë me substanca narkotike dhe armë zjarri, siç ishte edhe rasti i vrasjes në Korçë, ku nga videot dhe fotot

Ngjarja e rëndë e shënuar në Korçë ku një i ri 20-vjeçar, u vra nga një 21-vjeçar ka nxjerrë në pah një tjetër alarm të heshtur që po gërryen shoqërinë tonë, atë të përhapjes masive të lëndëve narkotike, e cila shfaqet hapur edhe përmes videove dhe fotove në rrjetet sociale ku të rinjtë pozojnë me substanca narkotike dhe armë zjarri, siç ishte edhe rasti i vrasjes në Korçë, ku nga videot dhe fotot e publikuara nga CNA u pa se si të rinjtë shfaqeshin me armë dhe lëndë narkotike.

Sipas sociologes Maria Dojçe, ky fenomen nuk njeh më kufij moshash dhe po kapërcen çdo limit të parashikueshëm, duke u shtrirë deri në bankat e shkollave 9-vjeçare. “Të them të drejtën, situata është jo pozitive. Si të gjithë, sidomos me qytetin e Korçës, e dimë se gjatë këtyre ditëve të fundit i kemi ndjekur ngjarjet dhe vrasjen e një djali të ri. Për çdo prind, për çdo qytetar dhe për çdo familjar që jeton në këtë territor, ngjarja është shumë shokuese. Dhe përdorimi i lëndëve narkotike, ne shpeshherë kemi folur që është masivizuar për fat të keq. Më nuk kërkon një moshë, nuk kërkon një limit fillestar, sepse identifikojmë dhe raste të shkollave 9-vjeçare që fëmijët që nga e treta përdorin lëndë narkotike. Por nga ana tjetër nuk ka asnjë tavan që të thoshim deri në këtë moshë, por vëmë re që çdo grupmoshë po preket dhe po bie pre e lëndëve narkotike”, tha sociologja. Sipas sociologes, përballë kësaj situate, shqetësimi nuk lidhet vetëm me përdorimin e substancave narkotike, por edhe me moshën gjithnjë e më të vogël të personave që ekspozohen ndaj tyre. Përballë këtij realiteti tronditës, ku çdo grupmoshë po cënohet rëndë, sfida më e madhe mbetet reagimi i menjëhershëm i familjes dhe institucioneve për të identifikuar dhe parandaluar këtë plagë sociale në kohë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.