Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit Bashkim Zeneli, i cili është ndarë nga jeta. Në ceremoninë përkujtimore janë të pranishëm familjarë, miq, kolegë dhe personalitete të jetës politike e publike, të cilët po i japin lamtumirën e fundit diplomatit. Për mediat ka folur edhe Namik Dokle, i cili vlerësoi figurën dhe kontributin e Bashkim Zenelit, duke e cilësuar ndarjen e tij nga jeta si një humbje përtej Partisë Socialiste. “Është një humbje jo vetëm për PS-në, por për të gjithë Shqipërinë, për politikën e jashtme të saj. Kemi humbur një njeri të mirë”, u shpreh Dokle. Homazhet në Kuvend zhvillohen në nderim të kontributit të Zenelit në diplomacinë dhe jetën publike të vendit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Bashkim Zeneli namik dokle
