Qeveria ka nisur zyrtarisht procesin për hartimin e Kodit të ri Penal dhe ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, duke ngritur grupe ekspertësh që do të përgatisin paketën e re ligjore në kuadër të reformës së legjislacionit penal dhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Me këtë vendim qeveria autorizon Ministrinë e Drejtësisë të organizojë punën për përgatitjen e Kodit të ri Penal, ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale si dhe akteve të tjera ligjore që duhen ndryshuar si pasojë e reformës. LEXO edhe...SHËNIM/ Gjyqtari i Apelit të GJKKO-së rreshtohet krah vëllait opozitar Aulon Kalaja dhe sulmon Kuvendin për ndryshimet në Kodin Penal, presion Presidentit që të mos i dekretojë Në vendim parashikohet ngritja e grupeve të punës me ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë, institucioneve të tjera, akademikë dhe ekspertë vendas e të huaj. Ndërsa ekspertët e jashtëm do të paguhen deri në 3 milionë lekë për çdo akt ligjor që hartojnë, me fondet e buxhetit të Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2026. Pas përfundimit të punës, projekt-aktet do t'i dërgohen Këshillit të Ministrave për miratim dhe më pas do të ndjekin procedurat e shqyrtimit në Kuvend. K.M/ReportTv.al kodi i ri penal Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64% I gabuar 27.9% Nuk e di 8.1% Vota total: 4054 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

