Lajme Zone
Për herë të parë bujqësi e siguruar! Skemë sipas modelit turk, shteti subvencionon fermerët për përmbytje e ngrica deri në 50%
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Për herë të parë bujqësi e siguruar! Skemë sipas modelit turk, shteti subvencionon fermerët për përmbytje e ngrica deri në 50%

Edhe pse skema nuk është finalizuar, qeveria po diskuton opsionet që ka skema turke e quajtur ‘TARSIM’ e cila parashikon mbulim deri 50% të primit të sigurimit.

Qeveria po finalizon skemën e sigurimit në bujqësi, ku pritet të subvencionojë një pjesë të primit për mbrojtjen e fermerëve nga fatkeqësitë natyrore. Skema synon të ulë dëmet në bujqësi nga përmbytjet apo zjarret dhe të lehtësojë aksesin e fermerëve në kredi. *** Një stuhi, një breshër, një ngricë apo një zjarr mund t’i fshijë fermerit punën dhe të ardhurat e një viti të tërë. Për t’i dhënë fund kësaj pasigurie, qeveria po përgatit një skemë të re sigurimi në bujqësi, ku shteti do të marrë përsipër një pjesë të kostos së sigurimit ndaj fatkeqësive natyrore. LEXO EDHE:Përmbytjet masive në Nepal, 489 viktima! Mbi 2 mijë të zhdukur, mes tyre 644 turistë Që prej vitit 2024 qeveria po punon për skemën e sigurimit të mbjellave, bazuar në modelin turk, i cili përfshin edhe subvencione nga shteti, dhe sipas ministrit të Bujqësisë Andis Salla, gjithçka është drejt fazës përfundimtare. Edhe pse skema nuk është finalizuar, qeveria po diskuton opsionet që ka skema turke e quajtur ‘TARSIM’ e cila parashikon mbulim deri 50% të primit të sigurimit. Për shembull, nëse një fermer duhet të paguajë 100 mijë lekë për të siguruar prodhimin e tij, 50 mijë lekë mund t’i mbulojë shteti, ndërsa pjesën tjetër fermeri. Po ashtu skema turke parashikon që 2/3 e primit të sigurimit për frutat që dëmtohen në rast ngricash mbulohet nga shteti. Aktualisht sigurimi i sektorit bujqësor është thuajse jo-ekzistent, duke bërë që në raste stuhish apo përmbytjesh fermerët të humbasin të gjithë mundin e tyre. Po ashtu mungesa e një skeme sigurimi për bujqësinë, ka vështirësuar edhe aksesin në financë të fermerëve. Shifrat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se nga janari deri në fund të korrikut bankat kanë dhënë për sektorin e bujqësisë 14.9 milionë euro kredi, në rritje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u aprovuan 12.1 milionë euro hua për sektorin kryesor të ekonomisë. KREDIA PËR BUJQËSINËViti 2025 28.6 mln euroJanar-Korrik 2025 12.1 mln euroJanar-Korrik 2026 14.9 mln euroPër shkak se sektori bujqësor është i ekspozuar direkt ndaj fatkeqësive natyrore edhe bankat tregohen strikte në kredidhënie, qeveria ka vënë në dispozicion një garanci sovrane 5 miliardë lekë, që iu mundëson fermerëve të aplikojnë për kredi me normë interesi të butë dhe ku shteti del garant për 70% të vlerës së huasë që kërkohet. G.M./Shqiptarja.com TAG: tarsim sigurimi nga fatkeqesite natyrore fermerët andis salla Ministria e bujqësisë permbytje Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Ariu: 28/08/2026 15:36 Gjithe bota shikon modele Europiane,ne qe duam te shkojme ne Europe marrim shembull nga modeli Turqise...

Shqiperi te kam dhjere (politikanet) nuk te morra vesh njehere! Përgjigju Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 51.9% Keq 35.2% Nuk e di 12.9% Vota total: 4504 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?