Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga kongresmeni Vern Buchanan, kryetar i Komitetit për Partneritetin për Demokraci. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt. Në qendër të bisedimeve ishte forcimi i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si edhe bashkëpunimi për përballimin e sfidave të sigurisë dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon. LEXO edhe...Komisioni i Ligjeve/ Bylykbashi: ‘Territorialja’ cenon Kushtetutën dhe interesin qytetar! Alizoti: Reforma e propozuar nga PS ka qëllime elektorale Gjatë takimit u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, me theks te rëndësia e reformave dhe forcimit të institucioneve demokratike në kuadër të negociatave. Palët ndalën vëmendjen edhe te zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe marrëdhënieve të biznesit, me synim krijimin e më shumë mundësive për investime dhe partneritete mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Në diskutim ishte edhe bashkëpunimi ndërparlamentar, si dhe nevoja për dialog konstruktiv mes forcave politike dhe grupeve parlamentare për avancimin e reformave, rritjen e transparencës dhe konsolidimin e institucioneve demokratike. Takimi rikonfirmoi rëndësinë e partneritetit mes Shqipërisë dhe SHBA-së për sigurinë, mbrojtjen e paqes, integrimin euroatlantik dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit. U.D/ReportTv.al kuvend niko peleshi Eric Wendt Vern Buchanan Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.9% Jo 21.6% Nuk e di 7.4% Vota total: 1937 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

