Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës nga ora 11:00 kanë qenë edhe sot të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës.Të pranishëm aty sot ishin edhe zyrtarë të Ambasadës amerikane dhe të Bashkimit Evropian. telegrafi.com PDK në një njoftim për media thekson se deputetët e PDK-së ishin të pranishëm në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku sipas tyre do të duhej të mbahej vazhdimi i seancës konstituive.Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, nga foltorja e Kuvendit, tha se Kosova është marrë peng nga deputeti Albin Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, të cilët po luajnë me fatin e vendit dhe durimin e qytetarëve.“Kosova është marrë peng dhe kjo është për turp. Kosova është marrë peng nga një parti, e cila erdhi në pushtet me fjalë të mëdha. Kosova është marrë peng nga një parti, e cila arriti që shpresën e qytetarëve për një jetë më të mirëqenë ta keqpërdorë për ambiciet e veta për pushtet”, shtoi Musliu. Ajo përsëriti kërkesën e PDK-së, që deputeti Kurti dhe LVV të kthehen në Kuvend për ta konstituuar këtë institucion.“Mos luani me demokracinë, mos luani me Kushtetutën. Ejani në Kuvend dhe t’i japim fund kësaj situate, sepse e keni kthyer Kosovën në një vend pa institucione, pa ligj e pa Kushtetute”, tha ajo.Partia Demokratike e Kosovës thekson se përsëri do t’i drejtohet kryesuesit të seancës për nga mosha, Avni Dehari, me kërkesën për vazhdimin e seancës konstituive brenda 48 orëve. /Telegrafi/

