Lajme Zone
Nga Real-Arsenal te Siti-Barcelona dhe Inter-Liverpul, Champions premton spektakël; ja çfarë rezervuan goglat
SportPamfleti

Nga Real-Arsenal te Siti-Barcelona dhe Inter-Liverpul, Champions premton spektakël; ja çfarë rezervuan goglat

Një nga skuadrat që ka patur një short tejet të vështirë është AEK-u i Athinës, ku aktivizohen edhe dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Stavro Pilo dhe Thomas Strakosha. Skuadra greke do të përballet me dy prej gjigantëve të futbollit europian, Real Madrid dhe Mançester Siti.

Shorti i Champions League Është hedhur shorti për sezonin e ri të UEFA Champions League, duke rezervuar përballje spektakolare që premtojnë emocione të mëdha në fazën e ligës. Europa është gati për një tjetër sezon spektakolar të Champions League, me përballje të mëdha që nisin që në fazën e ligës. Është hedhur shorti për sezonin e ri të UEFA Champions League, duke rezervuar përballje spektakolare që premtojnë emocione të mëdha në fazën e ligës.

Një nga skuadrat që ka patur një short tejet të vështirë është AEK-u i Athinës, ku aktivizohen edhe dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Stavro Pilo dhe Thomas Strakosha. Skuadra greke do të përballet me dy prej gjigantëve të futbollit europian, Real Madrid dhe Mançester Siti.

Edhe Bajerni i Mynihut ka një kalendar të fortë përpara, me bavarezët që do të sfidohen nga Mançester Junajtid, Arsenali dhe Atletiko e Madridit.

Ndërkohë, një prej përballjeve më të mëdha të kësaj faze do të jetë ajo mes Barcelonës dhe PSG-së, dy skuadra që synojnë të shkojnë deri në fund të kompeticionit. Sipas formatit të ri të Champions League, skuadrat që renditen nga vendi i parë deri në të tetin sigurojnë automatikisht kualifikimin për në fazën e 1/8-ave. Ekipet që pozicionohen nga vendi i 9-të deri në të 24-tin do të luajnë në “play-off” për të siguruar një biletë për fazën me eliminim direkt, ndërsa 12 skuadrat e fundit eliminohen menjëherë nga gara.

Ky është viti i tretë që Champions League zhvillohet me formatin e ri të fazës së ligës. Çdo skuadër do të luajë gjithsej 8 ndeshje ndaj 8 kundërshtarëve të ndryshëm, me 4 takime në shtëpi dhe 4 në transfertë.

Sa i përket finales së madhe, ajo do të zhvillohet më 5 qershor 2027 në stadiumin “Wanda Metropolitano”, në Madrid.

Europa është gati për një tjetër sezon spektakolar të Champions League, me përballje të mëdha që nisin që në fazën e ligës. shorti i champions league inter real madrid liverpul 3 1 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Lojërat Mesdhetare/ Donjeta Sadiku shkruan historinë, mposht bokiseren e Serbisë dhe i dhuron Kosovës medaljen e parë të artë 27 Gusht 2026, 18:3618:36Sport Disiplina nuk fal mesfushorin e Partizanit, vendim edhe për trajnerin e Superiores 27 Gusht 2026, 18:2218:22Sport Goglat janë vetëm fillimi, superkompjuteri vendos fatin e fazës së Ligës në Champions League 27 Gusht 2026, 18:0118:01Sport Nga Strakosha e Pilo te Rrahmani e Muriqi, kush janë 7 shqiptarët që do të luajnë në fazën e Ligës në Champions League 27 Gusht 2026, 17:3917:39Sport UEFA kërcënon me burg Infantinon pas skandalit për shitjen e Kupës së Botës, “The Sun” publikon dokumentet e bujshme 27 Gusht 2026, 17:0617:06Sport Lojërat Mesdhetare/ Shqipëria zhgënjen në qitje dhe not, kuqezinjtë shkëlqejnë vetëm në mundje 27 Gusht 2026, 16:4416:44Sport