Lajme Zone
Çmimet e naftës në stratosferë, Italia dhe Mali i Zi ndërhyjnë; Qeveria ‘Rama’ ua ngec faturën qytetarëve
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Çmimet e naftës në stratosferë, Italia dhe Mali i Zi ndërhyjnë; Qeveria ‘Rama’ ua ngec faturën qytetarëve

Kriza ndërkombëtare dhe tensionet rreth Iranit po shtyjnë lart çmimet e karburanteve, por jo të gjitha qeveritë po ia kalojnë të gjithë faturën konsumatorit.

Në këtë situatë krize ndërkombëtare, Roma po paguan një kosto buxhetore për të amortizuar një pjesë të krizës. Podgorica po ul akcizat. Tirana po mbush arkën në kurriz të popullit... Kriza ndërkombëtare dhe tensionet rreth Iranit po shtyjnë lart çmimet e karburanteve, por jo të gjitha qeveritë po ia kalojnë të gjithë faturën konsumatorit.

Në Shqipëri, nafta arriti në 219 lekë për litër më 20 gusht, nga 215 lekë më parë. Rritja lidhet me tregjet ndërkombëtare, ku çmimi Platts, referencë për importet, u ngjit në rreth 1,450 dollarë për ton, nga 1,300 dollarë rreth pesë ditë më parë.

Por këtu mbaron shpjegimi që mund të japë tregu dhe nis përgjegjësia e qeverisë. Sepse Shqipëria nuk është i vetmi vend që importon karburant dhe as i vetmi që po përballet me rritjen e çmimeve ndërkombëtare. Diferenca është te mënyra se si shtetet po reagojnë ndaj kësaj rritjeje.

Më 17 gusht, Ministria malazeze e Energjisë publikoi çmimet maksimale për periudhën 18-24 gusht: 1.88 euro për eurodizelin, 1.80 euro për Eurosuper 98 dhe 1.76 euro për Eurosuper 95. Vetë ministria sqaroi se llogaritja ishte bërë duke marrë parasysh vendimin për uljen e akcizës së naftës.

Kur presioni ndërkombëtar mbi çmimet vazhdoi, Podgorica ndërhyri përsëri. Nga 25 gushti, qeveria malazeze e uli akcizën e benzinës pa plumb dhe për naftën. Vendimi mbetet në fuqi deri më 5 shtator. Pra, qeveria e Malit të Zi ka zgjedhur të heqë dorë përkohësisht nga një pjesë e të ardhurave fiskale për të frenuar faturën që paguajnë qytetarët dhe bizneset.

Nga ana tjetër, ‘motra’ e Kryeministrit Rama, Giorgia Melonit vendosi më 26 gusht të zgjasë deri më 5 shtator uljen prej 17 centësh për litër të akcizës mbi naftën. Masa kushton rreth 130 milionë euro dhe qeveria italiane ka paralajmëruar se pas kësaj date synon të kalojë te mbështetja më e përqendruar sipas të ardhurave të familjeve.

Një qeveri nuk kontrollon çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare. Ajo kontrollon, megjithatë, politikën fiskale që zbatohet mbi karburantet dhe mund të vendosë nëse një pjesë e goditjes do të amortizohet përkohësisht nga buxheti.

Shqipëria mund të shqyrtojë uljen e përkohshme të akcizës, ndërhyrjen në komponentë të tjerë fiskalë ose mbështetje të drejtpërdrejtë për kategoritë më të ekspozuara ndaj kostos së transportit. Por deri më tani kemi heshtje.

Kjo zgjedhje duket edhe më e qëllimshme pasi heshtet në një periudhë me fluks të lartë turistik dhe lëvizje të emigrantëve, kur konsumi i karburanteve rritet dhe çmimi më i lartë gjeneron më shumë të ardhura për arkën e shtetit.

Shembulli i Malit të Zi është edhe më domethënës sepse nuk po flasim për një ekonomi që ka mundësitë buxhetore të Italisë. Qeveria malazeze kishte ndërhyrë që më 20 korrik, duke deklaruar se po rregullonte akcizën pikërisht për të mbajtur çmimet e karburanteve më poshtë sesa do të rezultonin nga tregu ndërkombëtar. Marrë këto parasysh, mungesa e ndërhyrjes nga Qeveria e Edi Ramës, duket thjeshtë çështje vullneti.

Në këtë situatë krize ndërkombëtare, Roma po paguan një kosto buxhetore për të amortizuar një pjesë të krizës. Podgorica po ul akcizat. Tirana po mbush arkën në kurriz të popullit.nafta çmime 2 Komente T Tony 28 Gusht 2026, 12:41 Cfare surrati (jo fytyre) prej hipokriti. Përgjigjjuni I Idajet 28 Gusht 2026, 12:43 Po te kish menduar per popullin nuk do shkonte uzina e ballshit per skrap se po te punonte u dilte sekreti iprodhimit te naftes nga armo dhe keshtu shqkptaret paguajn me shtrenjt dhe fitojn sorrat ne bashkpunim me disa politiqener shqiptar por çdo gje ne shkaterrimin e uzinave dhe fabrikave si jo fitimprurse ka qëne e mirorganizuar sot shqiptaret bredhin neper bot nga keq qeverisjet Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Ekonomi Euro i dobët përballë lekut, mësoni me sa këmbehen monedhat e huaja sot 28 Gusht 2026, 07:4007:40Ekonomi Tepsia 6-milionëshe e Startup Albania/ Ibrahimaj dhe Ymeri shtojnë 55 fitues në heshtje; dalin bizneset e reja, pjesë e rrethit të pazareve 27 Gusht 2026, 19:0119:01Ekonomi Korridoret e reja po ndryshojnë hartën e Ballkanit: ku çalon ende Shqipëria 27 Gusht 2026, 12:3912:39Ekonomi Tatimet nisin hetimin për të ardhurat nga Booking, në sitë 100 subjekte 27 Gusht 2026, 12:0712:07Ekonomi Këmbimi valutor 27 gusht 2026! Mësoni me sa shiten e blihen monedhat e huaja sot 27 Gusht 2026, 07:3907:39Ekonomi 50 për qind të grupeve ushqimore i paguajmë më shtrenjtë se Europa, Shqipëria rekord edhe në rajon 26 Gusht 2026, 08:3108:31Ekonomi