Lajme Zone
PDK nis procedurat për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, dorëzon projektligjin në Kuvend
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

PDK nis procedurat për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, dorëzon projektligjin në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Nisma vjen pas aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. PDK e ka kundërshtuar vendimin, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të papranueshëm.

Sipas PDK-së, projektligji synon ndryshimin e kornizës ligjore mbi të cilën funksionojnë Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Partia thekson se iniciativa mbështetet në Kushtetutën e Kosovës, Amendamentin nr. 24, marrëveshjet ndërkombëtare përkatëse dhe Aktgjykimin KO26/15 të Gjykatës Kushtetuese.

PDK kërkon që Kuvendi ta shqyrtojë nismën dhe të vlerësojë dispozitat ligjore që rregullojnë funksionimin e Dhomave të Specializuara, duke theksuar rëndësinë e respektimit të Kushtetutës, ligjeve të Kosovës dhe standardeve të një procesi të drejtë gjyqësor.

Partia Demokratike e Kosovës deklaron se do të vijojë të ndjekë rrugët demokratike, institucionale dhe ligjore për kundërshtimin e vendimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe për çështjet që lidhen me funksionimin e Dhomave të Specializuara. Top Channel