Lajme Zone
Rindërtimi, 650 familje në Kombinat presin banesat! Koçiu: Të përshpejtohet ritmi, Demo: Financim nga buxheti për përfundimin e procesit
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rindërtimi, 650 familje në Kombinat presin banesat! Koçiu: Të përshpejtohet ritmi, Demo: Financim nga buxheti për përfundimin e procesit

Mbi 340 apartamente janë shpërndarë për familjet e prekura nga tërmeti, ndërsa rreth 650 familje vijojnë të trajtohen me bonus qiraje. Demo tha se do të ndërhyhet me financim nga buxheti i qeverisë qendrore.

Përshpejtimi i rindërtimit në Kombinat ishte në fokus të vizitës së zv.kryeministres Albana Koçiu dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo, në Njësinë 6, ku u kërkua që procedurat për apartamentet që ende presin të përfjnë të ecin me ritëm më të shpejtë. Koçiu bëri të ditur se deri tani janë shpërndarë mbi 340 apartamente për familjet e prekura nga tërmeti, ndërsa rreth 650 familje vijojnë të trajtohen me bonus qiraje dhe presin banesat e tyre. LEXO edhe...Konferenca e Shoqatës së FBI në Tiranë, Demo: Prioritet rritja e kapaciteteve dhe dixhitalizimi i policisë! Olsian Çela: Strategji të reja për të luftuar krimin (VIDEO) “Procedurat kanë nisur, por ritmi është shumë i ngadaltë. Kanë kaluar shtatë vite, ne duhet të marrim masat, ta përmbyllim këtë proces me ritëm shumë të shpejtë”, deklaroi Koçiu. Në Kombinat janë aktualisht rreth 150 apartamente të ndërtuara, prej të cilave 75 janë në pritje të shortit. Për një pjesë tjetër vijojnë ndërhyrjet për ujësjellës-kanalizimet, në mënyrë që të kalojnë më pas në fazën e shpërndarjes. Në një tjetër shesh ndërtimi, ku procedura e prokurimit ka përfunduar, pritet të ndërtohen 223 apartamente të reja, ndërsa ka nisur procedura edhe për ndërtimin e 100 apartamenteve. Ministri Ervin Demo tha se do të ndërhyhet për financim nga buxheti i qeverisë qendrore për të përshpejtuar procesin. Sipas tij, puna do të fokusohet te përfundimi i apartamenteve të ndërtuara, zgjidhja e problematikave me lidhjet me OSHEE-në dhe ujësjellësin, si dhe përgatitja e shesheve të reja. “Njerëzit kanë të drejtë, pas kalimit të gjithë këtyre viteve, tashmë shtatë vite, ne duhet t’u japim një përgjigje përfundimtare”, u shpreh Demo. Ai bëri të ditur se do të ndërhyhet me financim nga buxheti i qeverisë qendrore për të përshpejtuar procesin. Sipas tij, ndërhyrja do të fokusohet te përfundimi sa më shpejt i apartamenteve të ndërtuara, përfshirë zgjidhjen e problemeve me lidhjet me OSHEE-në dhe ujësjellësin, si dhe te përgatitja e shesheve të reja për familjet që ende presin banesat. Koçiu nënvizoi se procedurat duhet të respektojnë kërkesat ligjore, por pa u kthyer në arsye për zvarritje. “Bashkërisht, do të duhet që ta shtyjmë sa më shpejt këtë proces, të marrë fund këtu edhe në të gjithë Bashkinë e Tiranës”, tha Koçiu. U.D/ReportTv.al Tirane kombinat Albana Koçiu ervin demo Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.6% Të gabuar 88.4% Nuk e di 5% Vota total: 6013 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?