Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një tryezë të përbashkët konsultimi me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në vend.
Sipas ftesës zyrtare, takimi pritet të mbahet më 28 shtator në orën 12:30 në ambientet e Kryeministrisë.
Bëhet me dije se diskutimi në tryezën e konsultimeve do të fokusohet te parimet, kriteret dhe instrumentet që duhet të udhëheqin politikën e pagave, duke pasur në konsideratë qëndrueshmërinë buxhetore, koherencën ndërinstitucionale dhe proporcionalitetin mes funksioneve dhe përgjegjësive. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

