Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

PD në protestën e nesërme, Qori: Berisha garonte me Ramën se kush sulmonte revoltën më shumë! Ndoshta mbledhin 50 vetë dhe…


Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike dhe protestën e paralajmëruar përpara Parlamentit, duke lëshuar kritika të ashpra si ndaj mazhorancës, ashtu edhe ndaj PD-së.

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike dhe protestën e paralajmëruar përpara Parlamentit, duke lëshuar kritika të ashpra si ndaj mazhorancës, ashtu edhe ndaj PD-së. I pyetur mbi deklaratën e Sali Berishës se Partia Demokratike do t’i bashkohet protestës, Qori e cilësoi skenën politike shqiptare si një sistem “tragjikomik”, ku sipas tij PS-ja anon më shumë tragjike, ndërsa PD-ja komike. “PD është më shumë komike se tragjike dhe PS është më shumë tragjike se komike. PD them se është komike sepse dua të kujtoj reagimin e Berishës kur nisi protesta: garonte me Ramën kush e sulmonte më fort! Kaloi një javë, e pa që protesta nuk shuhej më dhe tha që edhe PD është me protestën. Pastaj doli edhe Rama e tha që është ‘flamingo’. Nuk kanë as turp, përpiqen të përvetësojnë protestën në mënyrën më të paturpshme,” u shpreh Qori. Duke ndalur te tubimi përpara Parlamentit, kreu i Lëvizjes Bashkë nënvizoi se protesta i përket vetëm qytetarëve dhe se përpjekjet e klasës së vjetër politike për ta marrë atë peng nuk do të funksionojnë. “Nesër është protestë e qytetarëve, e kanë ata. Mbase PD do të mbledhë nja 50 veta në një anë, por qytetarët aq sa kërkojnë dorëheqjen e Ramës, kërkojnë edhe ‘Rama në burg, Berisha në burg’!” përfi ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb