Lajme Zone
PD mbledh më 15 korrik Këshillin Kombëtar, pritet zgjedhja e sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve dhe strukturave të tjera
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

PD mbledh më 15 korrik Këshillin Kombëtar, pritet zgjedhja e sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve dhe strukturave të tjera

Në 15 korrik, në mbledhjen e radhës së Këshillit Kombëtar, Partia Demokratike do të zgjedhë sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, Sekretariatin dhe Komisionin e Apelimit.

Ditën e mërkurë në 15 korrik Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Përmes një njoftimi, PD bën të ditur se në rend dite në mbledhjen e Këshillit Kombëtar do të jetë zgjedhja e ekipit që do të ndihmojë kryedemokratin Sali Berisha në drejtimin e partisë. Konkretisht pritet të zgjidhen sekretari i Përgjithshëm i partisë, nënkryetarët e PD-së, Sekretariati i PD-së dhe Komisioni i Apelimit të PD-së. LEXO EDHE:Kur do vish në Amerikë? Berisha vihet në vështirësi nga qytetari: Shpresoj në vjeshtë...nëse do ketë aktivitete (VIDEO) Në 1 korrik, Këshilli Kombëtar i PD-së zgjodhi kryetarin e këtij organi dhe 20 prej anëtarëve të Kryesisë. Njoftimi i PD: Të nderuar zonja dhe zotërinj anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar! Së pari, ju falenderoj dhe njëherë bashkarisht për mbështetjen dhe ju shpreh mirënjohjen, respektin dhe përkushtimin tim absolut për punën tonë të përbashkët, që uroj të na shkojë sa më mbarë. Së dyti, ju njoftoj që ditën e mërkurë, më datë 15 Korrik, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me rend dite: 1-Zgjedhja e ekipit që do të ndihmojë Kryetarin në drejtimin e Partisë; konkretisht: a-)Sekretarit të Përgjithshëm; b-)Nënkryetarëve të PD-së; c-)Sekretariatit të PD-së; d-)Komisionit të Apelimit të PD-së. 2-Të tjera. Ju falemnderit! R.Xh/Shqiptarja.com TAG: sali berisha keshilli kombetar i PD PD Komento Komente Sondazhi i ditës:

10 Korrik, 22:22

Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 78.4% Jo! 18.4% Disi! 3.2% Vota total: 2025 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?