Lajme Zone
PolitikëABC News Albania

“PD mbështet dhunën në protestë”/ Petraj: Po kërkon të shpallet organizatë kriminale


Avokati Edmond Petraj thotë se Partia Demokratike mbështet dhunën në protestë.

Avokati Edmond Petraj thotë se Partia Demokratike mbështet dhunën në protestë.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Petraj u shpreh se nëse grupi i zjarrit ka lidhje me PD, ko forcë politike mund të shpallet organizatë terroriste.

“Problemi është që nëse ka informacione të sakta që PD është e lidhur me këtë grup, PD rrezikon të dalë jashtë ligjit, si organizatë që mbështet dhunën. Nëse mbështet dhunën, del e lodhur me grabitjen, me dhunën, me destabilitetin që po ndodh, me plagosjen e policëve, për mendimin tim aty duhet një hetim i thellë. Nëse jemi në kushtet e nenit 221 të Kodit Penal, aty do klasifikohen elementët që ka ai nen dhe nëse del i lidhur ai grup me PD, SPAK është e detyruar, nëse do fillojë hetimin. Të gjithë personat që kanë bërë thirrje për dhunë, nuk doli një i ri kundër dhunës. Këtu kemi një protestë me mbështetje politike.”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet Edmond Petraj