Një kërkesë e Partisë Demokratike që kundërshton zbatimin e identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhjet e 9 majit, ka hapur një debat sa politik dhe ligjor. Çështja ndodhet në tryezën e Komisionit Rregullator, ku KQZ dhe opozita përdorin dy referenca të ndryshme ligjore. Në rast mosmarrëveshje, fjala e fundit i takon Kolegjit zgjedhor Gjithçka nisi në vitin 2020, kur ndryshimet në Kodin Zgjedhor i hapën rrugë identifikimit elektronik të votuesve përmes pajisjeve që lexojnë dokumentet e identitetit dhe regjistrojnë gjurmët e gishtave. Teknologjia u përdor për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, me synimin për të parandaluar votimin e shumëfishtë dhe për të rritur sigurinë e procesit zgjedhor. LEXO edhe...PD kërkon debat në Kuvend për progres-raportin e BE-së, nesër mblidhet Konferenca e Kryetarëve! Opozita: Kontrolli i Parlamentit mbi qeverinë mbetet i dobët Pas atyre zgjedhjeve, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve raportoi 1006 raste të dyshuara të përputhjes së gjurmëve të gishtave, të cilat kërkonin verifikim të mëtejshëm. Por identifikimi elektronik nuk e pengon fizikisht një zgjedhës të votojë në një qendër tjetër votimi, pasi pajisjet nuk komunikojnë në kohë reale me njëra-tjetrën. Sistemi regjistron të dhënat biometrike, duke mundësuar identifikimin e rasteve të dyshuara gjatë verifikimit paszgjedhor. Pas tre zgjedhjeve dhe disa proceseve të pjesshme, iIdentifikimi elektronik është vendosur në pikëpyetje. Ajo që pritej të ishte një kërkesë rutine e Komisionerit për Rregullatorin ka hapur një debat debat politik e ligjor, kur Sekretari për CCështjet Ligjore he Zgjedhore në PD, Marash Logu, deklaroi se "megjithëse teknologjia është përdorur në proceset e mëvonshme zgjedhore, Kodi Zgjedhor duket se lë hapësira intepretimi për detyrimin e përdorimit të identifikimit elektronik në çdo proces zgjedhor." Neni 179, pika 1, i vitit 2020, parashikon pilotimin e teknologjisë në zgjedhjet pasuese, por duke saktësuar se “pavarësisht nga ky rregull, në zgjedhjet e para për Kuvendin, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, identifikimi elektronik do të shtrihet në 100 për qind të votuesve.” Për KQZ, duket se ky përcaktim, i jep formë detyruese zbatimit të identifikimit elektronik, ndërsa opozita ka një tjetër lexim. Ajo i referohet një dispozitë të Kodit që i jep Komisionit Rregullator të KQZ-së kompetencën për të marrë vendim për: “përdorimin e sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë së informacionit për të mbuluar aspekte apo procedura të veçanta të procesit zgjedhor, ose heqjen e tyre nga përdorimi.” Nga ana e tij, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në projektvendimin që i ka paraqitur Komisionit Rregullator, i referohet po nenit 20, por pikës 1 të tij, ku nuk flitet për pëdorimin ose jo të identifikimit elektronik, por kërkohet miratimi për “llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit, që prokurohen dhe përdoren në zgjedhje në Republikën e Shqipërisë” Për Report TV, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi rikonfirmoi qëndrimin e Partisë Demokratike "Sistemi i identifikimit elektronik nuk ka arritur te parandalojë këtë shqetësim, pra votimin e dyfishtë, nuk ka ndërlidhje mes qv, sikurse në disa raste nuk ka funksionuar fare", tha Bardhi. Komisioni Rregullator përbëhet nga pesë anëtarë dhe për miratimin e vendimit nevojiten të paktën katër vota pro. Me një raport politik prej tre anëtarësh të propozuar nga socialistët dhe dy nga demokratët, miratimi i projektvendimit kërkon domosdoshmërisht edhe mbështetjen e të paktën njërit prej dy anëtarëve të propozuar nga PD, Hegla Vukaj ose Arben Ristani. Nëse Rregullatori nuk arrin të sigurojë katër votat e nevojshme, projektvendimi për përdorimin e identifikimit elektronik nuk miratohet. Një situatë e tillë do të krijonte pasiguri për mënyrën e identifikimit të zgjedhësve në 5,225 qendrat e votimit në të gjithë vendin, duke hapur mundësinë e rikthimit te verifikimi përmes listave fizike. Kjo procedurë do t'u kërkonte komisionerëve të gjenin manualisht emrin e çdo zgjedhësi në listë, duke rrezikuar zgjatjen e kohës së votimit, veçanërisht në qendrat e mëdha urbane. Megjithatë, një mosmiratim i projektvendimit nuk e mbyll domosdoshmërisht çështjen. Subjektet zgjedhore mund të kërkojnë shqyrtimin e vendimmarrjes në rrugë ligjore, përkatësisht në Kolegjin Zgjedhor. SI.E./ReportTv.al PS PD kqz identifikimi elektronik ne zgjedhje Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 70.9% Protesta 23% Asnjëra 6.1% Vota total: 2426 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?

