Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta bëjnë turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj


Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka shpërthyer në kritika ndaj mënyrës se si Partia Demokratike po bën opozitë, ndërsa ka drejtuar akuza të forta ndaj Sali Berishës, të cilin e cilësoi si “patericë” që mban në pushtet kryeministrin Edi Rama.

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka shpërthyer në kritika ndaj mënyrës se si Partia Demokratike po bën opozitë, ndërsa ka drejtuar akuza të forta ndaj Sali Berishës, të cilin e cilësoi si “patericë” që mban në pushtet kryeministrin Edi Rama. Salianji deklaroi se, përballë zhvillimeve të fundit në vend, opozita duhet të ishte në protesta të vazhdueshme dhe të ngrinte në këmbë qytetarët, në vend që përfaqësuesit e saj të udhëtonin drejt Strasburgut. “Opozita duhet të ngrejë në këmbë ndërkombëtarët. U ngritën në këmbë në Kuvend e thërrisnin ‘o Peleshi’. Duheshin protesta paradite, pasdite. Roli i Berishës që të qëndrojë Rama është që të jetë patericë e tij. Kalbëzohet shteti, i vihet flaka Shqipërisë nga brenda dhe këta ikin në Strasburg për pushime”, deklaroi Salianji. Sipas tij, Berisha përbën një kosto politike për Partinë Demokratike dhe një pengesë për largimin e Ramës nga pushteti. Salianji tha se, pavarësisht se ia njeh meritat ish-kryeministrit, vazhdimi i tij në krye të PD-së i shërben politikisht Ramës. “Berisha është kosto për PD. Ia njoh meritat, por është pengesa që Rama të bjerë. Ndryshe, Rama do të binte për dy muaj”, u shpreh Salianji. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb