Lajme Zone
PD depoziton në Kuvend draftin për ndarjen territoriale: 100 bashki dhe 12 qarqe, më shumë shërbime dhe autonomi lokale
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

PD depoziton në Kuvend draftin për ndarjen territoriale: 100 bashki dhe 12 qarqe, më shumë shërbime dhe autonomi lokale

Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht në Kuvend draftin për një ndarje të re administrativo-territoriale të Shqipërisë. Propozimi i grupit parlamentar demokrat parashikon 100 bashki dhe 12 qarqe.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot zyrtarisht draftligjin për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë. Sipas PD-së, propozimi vjen pas përfundimit të një procesi konsultimesh në të gjitha qarqet dhe marrjes së mendimit të qytetarëve. Në përfundim të këtij procesi, demokratët propozojnë që Shqipëria të ketë 100 bashki dhe 12 qarqe. Draftligji shoqërohet me një relacion prej 168 faqesh, në të cilin, sipas PD-së, janë analizuar kriteret ligjore për ndarjen administrativo-territoriale, përvoja e Reformës Administrativo-Territoriale të vitit 2014, si dhe nevoja për një model të ri të qeverisjes vendore. LEXO EDHE:Arresti i ish-kreut të SHISH, të hënën mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare! PD: Socialistët mbrojnë Hysenin! PS: Përgjegjësia personale PD thekson se propozimi nuk lidhet vetëm me numrin e bashkive, por me modelin e organizimit dhe funksionimit të pushtetit vendor. Sipas grupit parlamentar demokrat, synimi është krijimi i bashkive që të jenë më pranë qytetarëve dhe të kenë kapacitete për ofrimin e shërbimeve, ndërsa qarqet do të shërbenin për koordinimin, zhvillimin dhe nxitjen e investimeve në territor. Në dokumentin e saj, PD e lidh propozimin për 100 bashki dhe 12 qarqe me një model të qeverisjes vendore të mbështetur në: Decentralizim real Autonomi financiare Kompetenca të qarta Përgjegjësi dhe llogaridhënie Demokraci lokale Zhvillim të balancuar territorial Njoftimi i PD: Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot zyrtarisht draft ligjin për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë. Pas përfundimit të një procesi të gjerë konsultimesh në të gjitha qarqet dhe marrjen e mendimit të qytetarëve, Grupi Parlamentar i PD ka propozuar që vendi të ketë 100 bashki dhe 12 qarqe. Versioni i Grupit Parlamentar të PD shpjegohet me një relacion të argumentuar prej 168 faqesh, ku janë marrë në analizë të gjitha kriteret ligjore për ndarjen administrativo-territoriale. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk e konsideron Reformën Administrativo-Territoriale një betejë për numrin e bashkive. Çështja themelore është modeli i pushtetit vendor që Shqipëria dëshiron të ndërtojë. Ne nuk propozojmë më shumë bashki për të krijuar më shumë poste. Propozojmë bashki funksionale aty ku ato janë të nevojshme për të krijuar: më shumë afërsi, më shumë demokraci, më shumë përgjegjshmëri, më shumë shërbime, më shumë autonomi dhe më shumë zhvillim. Nuk propozojmë 12 Qarqet për të krijuar një nivel burokracie. Propozojmë struktura që të krijojnë: zhvillim, koordinim, investime dhe mundësi të reja për territorin. Mbi të gjitha, nuk propozojmë një hartë që i shërben administrimit të pushtetit. Propozojmë një hartë që i shërben qytetarit, komunitetit dhe zhvillimit të territorit. Mbi bazën e analizës teknike të ekspertëve, vlerësimit të përvojës së Reformës Administrativo-Territoriale 2014, konsultimit me qytetarët, dhe nevojës për një model të ri të qeverisjes vendore, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike propozon: 100 BASHKI + 12 QARQET të mbështetura nga: Decentralizim Real; Autonomi Financiare; Kompetenca të Qarta; Përgjegjësi dhe Llogaridhënie; Demokraci Lokale; dhe Zhvillim të Balancuar Territorial. Bashkëlidhur do të gjeni draftligjin dhe relacionin shoqërues të tij. Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: PD reforma territoriale kuvend bashkite qarqet grupi parlamentar i pd Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

22 Shtator, 16:08

Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.5% Jo 42% Disi 11.5% Vota total: 3832 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 22 Shtator, 16:08 Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?