Pas disa refuzimeve të njëpasnjëshme, kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish sot protestuesit për dialog, përmes sofrës së gurtë të vendosur para Kryeministrisë, sipër së cilës janë vendosur disa letra me mbishkrimin ‘dialog’. Gjatë ditëve të fundit, intensiteti i tubimeve dhe pjesëmarrja e qytetarëve në protestë ka rënë ndjeshëm dhe në bulevard ka pasur vetëm një grup të vogël njerëzish. Dhuna e personave të maskuar gjatë protestave, mund të ketë qenë shkaku kryesor për rënien e pjesëmarrësve. Po ashtu, kryeministri Rama gjatë ditëve të fundit ka paraqitur edhe paketën anti-dhunë, e cila ka si synim ashpërsimin e masave, gjobave e dënimeve për protestuesit e dhunshëm, por edhe për këdo që bëhet pjesë e tubimeve të dhunshme. LEXO EDHE:Buxheti dhe paketa fiskale 2027 prezantohen te ‘Ekonomia’, Rama mbledhje me ministrat dhe drejtuesit politikë! Pardje, Qeveria kaloi aktin normativ përmes të cilit, ndër të tjera, policisë i jepet e drejta të ndalojë në rast rreziku manifestime pranë institucioneve për 72 orë. Ndryshimet parashikojnë ndërhyrje për fshirjen e materialeve online që përmbajnë thirrje për dhunë si dhe 9 kategori gjobash që nisin nga 100 deri në 500 mijë lekë. R.Xh K.T Shqiptarja.com TAG: edi rama kryeministria Dialog protestat kunder qeverise proteste Tirane Komente Komento Sondazhi i ditës:
29 Tetor, 18:29
A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 51.1% Jo 40.1% Nuk e di 8.8% Vota total: 227 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
