Foto e krijuar me Inteligjencë Artificiale Rama dhe Berisha duket se kanë vendosur të na rikthejnë betejën teknologjike, Bill Gates vs Steve Jobs (versioni shqiptar)... PS-ja dhe PD-ja i kanë harruar përplasjet në Kuvend dhe kanë gjetur një fushë të re beteje: platformat online. Në vend që të konkurrojnë se kush propozon një plan më të mirë për ekonominë, shërbimet publike apo hallet e përditshme të qytetarëve, dy kampet kryesore politike po sillen si të ishin në garë për të prezantuar produktin e ardhshëm të Silicon Valley.
Pas Edi Ramës, i cili së fundmi lançoi “Pasqyrë Albania”, sot është radha e Sali Berishës të dalë me risinë e tij dixhitale. Në orën 18:00, kreu i PD-së do të prezantojë “Agora PD”, platformën përmes së cilës demokratët thonë se synojnë të jenë më pranë njerëzve.
Kështu, ndërsa qytetarët mund të presin nga politika propozime se si do të marrin shërbime më të mira, si do të përballojnë kostot e jetesës apo si do të funksionojë më mirë administrata, Rama dhe Berisha duket se kanë vendosur të na rikthejnë betejën teknologjike, Bill Gates vs Steve Jobs (versioni shqiptar). Demokratët premtojnë se “Agora PD” do të prodhojë çdo ditë “mesazhe të qarta”, piketat kryesore të diskutimeve, rekomandime komunikimi dhe materiale zyrtare. Platforma do të shërbejë edhe për koordinimin nga qendra në degë, në mënyrë që të gjithë të komunikojnë në të njëjtën linjë.
Rama, nga ana tjetër, e ka hedhur tashmë në treg politik “Pasqyrë Albania”, një version i modernizuar i platformës së Bashkëqeverisjes. Edhe këtu emërtimet nuk mungojnë. “Flamingo Mirror” do të mbledhë sinjalizimet dhe shqetësimet e qytetarëve, ndërsa “Radar” do t'i gjurmojë ato. Premtimi është që problematikat të evidentohen brenda 48 orëve dhe të marrin zgjidhje brenda dy javësh.
Politika që dikur matej me programe, reforma dhe premtime konkrete po na serviret gjithnjë e më shumë me fjalorin e kompanive teknologjike.
Sigurisht, teknologjia mund ta lehtësojë komunikimin dhe mund të ndihmojë edhe në ofrimin e shërbimeve. Por asnjë aplikacion nuk është politikë publike në vetvete dhe as emri modern i një platforme nuk zëvendëson një plan. Qytetari që përplaset me një administratë që nuk i përgjigjet nuk ka hall nëse ankesa e tij quhet “ticket”, “sinjalizim”, kalon në “Radar” apo reflektohet në “Pasqyrë”. Ai kërkon që problemi t'i zgjidhet.
E njëjta gjë vlen edhe për opozitën. Të jesh “më afër njerëzve” përmes një platforme tingëllon moderne, por afërsia politike nuk matet me numrin e klikimeve. Matet me alternativën që u ofron atyre./Pamfletirama berisha Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Arrestimi i Ergys Agasit, Salianji akuza Ramës: Ka autorizuar kapjen e shtetit nga bandat 27 Gusht 2026, 09:4509:45Politike Ministrja e ‘përjetshme’ e Ramës me 9 shtëpi nga kursimet, i biri i Kumbaros i punësuar pranë industrisë së Mbrojtjes! 26 Gusht 2026, 18:3318:33Politike Dieta, naftë, hotele, qira e pasaporta: sa shtrenjtë u kushtojnë deputetët shqiptarëve? 26 Gusht 2026, 18:1818:18Politike Riciklimi dixhital i fantazmave që mbajnë peng Shqipërinë! 26 Gusht 2026, 17:1617:16Politike ‘Beteja’ e platformave për të afruar qytetarë/ Pas 'Pasqyrës' së Ramës, Berisha krijon 'Agora PD' 26 Gusht 2026, 15:5215:52Politike SPAK-u në 8 muajt e Klodian Brahos; 197 dosje në sirtar; asnjë "i paprekshëm" në pranga 26 Gusht 2026, 13:2113:21Politike

