Lajme Zone
"Pasqyra e  Çmimeve"/ Rama: Instrument pozitiv, e reflektuar në çdo pikë shitjeje
EkonomiCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

"Pasqyra e Çmimeve"/ Rama: Instrument pozitiv, e reflektuar në çdo pikë shitjeje

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot, në podcastin e t...

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot, në podcastin e tij “FLASIM”, nismën e "Pasqyrës së Çmimeve".

Sipas Ramës, ky është një instrument mjaft pozitiv, i cili po jep shenjat e para te qytetarët, të cilët kanë mundësi të krahasojnë çmimet dhe kostot e blerjeve, duke u orientuar nga pazari në ato pika që nuk janë pjesë e iniciativës, drejt marketeve apo rrjeteve të supermarketeve që tashmë janë përfshirë në “Pasqyrë”.

Për Ramën, pasqyra digjitale e çmimeve u jep mundësinë si qytetarëve, ashtu edhe bizneseve, të informohen në kohë reale dhe të bëjnë krahasimet e nevojshme me tregun. “Ne sot nuk hyjmë në terren të panjohur, sepse kemi një instrument të ri aktiv, që është pasqyra digjitale e çmimeve, e cila po jep shenja pozitive.

54 produkte do të kenë ulje të tatimit nga 20% në 6%.

Gjendet e reflektuar në të gjitha pikat e shitjes që e kanë përqafuar këtë iniciativë.

Qytetarët kanë mundësi të bëjnë krahasimet dhe të zgjedhin. Është e rëndësishme që rrjetet e supermarketeve të shohin në kohë reale njëri-tjetrin.

Për të marrë një opinion të parë mbi lirshmërinë e këtij formati dhe për efektin e uljes së TVSH-së, jam këtu me të ftuarit.”/ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.