Lajme Zone
Pasi u shtir sikur i doli kundër luanit, Braçe shkon të lutet dhe të falë mëkatet në kishë
PolitikëJOQ Albania

Pasi u shtir sikur i doli kundër luanit, Braçe shkon të lutet dhe të falë mëkatet në kishë

Çerri i PS-së, Erion Braçe, pasi provoi të ngrejë kokën kundër luanit të tij, Edi Rama, dhe u shtir sikur i doli kundër, është fotografuar duke u lutur në kishë. Duket se pas votës pro reformës territoriale, ndonëse më herët ishte pozicionuar kundër saj, deputeti socialist ka vendosur të kërkojë pak paqe shpirtërore. Ndoshta pas gjithë atyre lëkundjeve politike, një lutje nuk bën keq! Braçe, i cil

Çerri i PS-së, Erion Braçe, pasi provoi të ngrejë kokën kundër luanit të tij, Edi Rama, dhe u shtir sikur i doli kundër, është fotografuar duke u lutur në kishë. Duket se pas votës pro reformës territoriale, ndonëse më herët ishte pozicionuar kundër saj, deputeti socialist ka vendosur të kërkojë pak paqe shpirtërore. Ndoshta pas gjithë atyre lëkundjeve politike, një lutje nuk bën keq! Braçe, i cili pas mbledhjes me dyer të mbyllura me Ramën deklaroi se kishte votuar që të mos largohej nga PS-ja, duket se e ka kuptuar se rebelimi brenda partisë ka kostot e veta. Pasi u përfol se Rama i kishte tërhequr veshin për qëndrimin ndaj reformës territoriale, deputeti përfi duke votuar pro saj. Tani, i fotografuar në kishë, mbetet të shpresojmë që lutjet të jenë për ndërgjegjen politike dhe jo thjesht për një mandat tjetër të qetë nën hijen e kryetarit. Në fund të fundit, Braçe mund të ketë gjetur në kishë atë qetësi që nuk e gjeti dot në mbledhjen me Ramën. Sepse të dalësh kundër shefit, të tërhiqesh pas një takimi me dyer të mbyllura dhe më pas të flasësh për parime është një udhëtim i lodhshëm edhe për një socialist veteran. Nga rebelimi te bindja, e tani te lutjet, në politikë, me sa duket, edhe ndërgjegjja kërkon pak kohë për t'u rrëfyer!