Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, u paraqit sot në ambientet e SPAK. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se Prokuroria e Posaçme pritet t’i komunikojë akuzën ish-vartësit të Belinda Ballukut, ndërsa hetimet vijojnë.
Gjyli i pyetur nga gazetarja Hoxha, tha se u paraqit për zgjatje të afateve hetimore.
Ndërkohë, sot akuza i është komunikuar edhe Ergys Verdhos, ish-drejtor i ARRSH-së, si dhe tashmë ish-drejtor i Hekurudhave.
Të dy ata përfshihen në dosjen e Belinda Ballukut, teksa kësaj të fundit, pak ditë më parë, SPAK i komunikoi 5 akuza.
SPAK njoftoi zyrtarisht se ndaj ish-zëvendës kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës rëndojnë akuzat për shkelje e barazisë në tendera, 9 herë, korrupsion, refuzim dhe mosdeklarim i pasurive si dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale. 12:30
Verdho pjesë e dosjes së Ballukut, SPAK i komunikon akuzat vartësit të ish-zv.kryeministres
Aktualitet Top Channel

