Lajme Zone
Pas takimit me dyer të mbyllura me ministrat dhe drejtuesit politik, Rama mbledh sot të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut
PolitikëBalkanWeb

Pas takimit me dyer të mbyllura me ministrat dhe drejtuesit politik, Rama mbledh sot të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut

TIRANË – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të mbledhë sot në orën 11:00 të deleguarit politikë të Tiranës dhe deputetët e qarkut.

TIRANË – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të mbledhë sot në orën 11:00 të deleguarit politikë të Tiranës dhe deputetët e qarkut. Takimi zhvillohet një ditë pas mbledhjes së zhvilluar në një prej vilave qeveritare në kryeqytet, ku Rama u takua me drejtuesit politikë dhe ministrat. Në qendër të diskutimeve pritet të jetë zbatimi në terren i dokumenteve “Besa” dhe “Prania Besnike”, me fokus forcimin e kontaktit të strukturave të Partisë Socialiste me qytetarët. Gjatë mbledhjes së djeshme, Rama u ka kërkuar drejtuesve politikë në qarqe të marrin rol aktiv në këtë proces dhe të jenë më të pranishëm në zonat e tyre elektorale. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama