Lajme Zone
Pas Semanit, ish-drejtori i Kadastrës së Fierit dyshohet se tjetërsoi edhe 71.7 hektarë tokë në Levan, i sekuestrohen 716 mijë euro! Masë sigurie edhe për 2 të tjerë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pas Semanit, ish-drejtori i Kadastrës së Fierit dyshohet se tjetërsoi edhe 71.7 hektarë tokë në Levan, i sekuestrohen 716 mijë euro! Masë sigurie edhe për 2 të tjerë

Ish-drejtori i Kadastrës së Fierit, Ertis Shehu, rezulton i përfshirë në një tjetër skemë të dyshuar tjetërsimi pronash, këtë herë në zonën e Levanit. Prokuroria njoftoi një procedim të ri penal, ku dyshohet se janë tjetërsuar rreth 71.7 hektarë tokë, pavarësisht se për to ishte përfituar më parë kompensim financiar nga shteti. Për këtë procedim, Prokuroria ka lëshuar masën arrest me burg për ish-

Ish-drejtori i Kadastrës së Fierit, Ertis Shehu, rezulton i përfshirë në një tjetër skemë të dyshuar tjetërsimi pronash, këtë herë në zonën e Levanit. Prokuroria njoftoi një procedim të ri penal, ku dyshohet se janë tjetërsuar rreth 71.7 hektarë tokë, pavarësisht se për to ishte përfituar më parë kompensim financiar nga shteti. Për këtë procedim, Prokuroria ka lëshuar masën arrest me burg për ish-drejtorin Shehu, përfituesin Ervin Habilaj dhe detyrim paraqitjeje për ish-hartografin Emiljano Ruko. Si funksiononte skema? LEXO edhe...Tjetërsimi i tokës në Seman, lihen në burg ish-drejtorët e Kadastrës! 'Arrest shtëpie' biznesmenit Sipas Prokurorisë së Fierit, skema e dyshuar lidhet me një vendim të vitit 2008 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, që njihte të drejtën e kompensimit për 100 hektarë tokë bujqësore në Levan dhe Dërmënas. Në vitin 2018, Ervin Habilaj, një prej trashëgimtarëve përfitues, mori kompensim financiar prej 53.8 milionë lekësh nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Por, pavarësisht se kishte marrë paratë, në vitin 2023 ai dyshohet se ndoqi procedurat për të regjistruar edhe 6 pasuri me sipërfaqe totale 71.7 hektarë. Në këtë proces dyshohet se kanë pasur rol ish-drejtori i Kadastrës së Fierit, Ertis Shehu, dhe ish-hartografi Emiljano Ruko, përmes veprimeve të tyre në trajtimin e dokumentacionit për regjistrimin e pronave.Pas regjistrimit, disa prej pasurive dyshohet se janë shitur. Hetimet për këtë çështje drejtohen nga prokurore Iva Hoxha, e cila ka urdhëruar sekuestron e 715,976 eurove në llogarinë bankare të Ervin Habilës, si dhe dokumente e pajisje elektronike. Tjetërsimi në Seman Ndërkohë, Shehu doli sot para Gjykatës së Fierit në lidhje me skemën tjetër të dyshuar të tjetërsimit të pronave në Seman. Gjykata la në fuqi masën arrest në shtëpi. Për këtë episod, Prokuroria dyshon se biznesmeni Kastriot Hasko (arrest në shtëpi) përdori dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për të regjistruar tokat në bashkëpronësi me katër persona të tjerë dhe më pas për t'ua shitur dy shoqërive. Gjykata la në burg edhe ish-drejtorin e Kadastrës Bardhyl Kapaj dhe juristi Piro Çela. Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar 76 pasuri me sipërfaqe totale 1,143 hektarë, si dhe 150 mijë euro. Njoftimi i plotë i Prokurorisë Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u arrestuan shtetasit, E.S., ish-Drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe përfituesi i pronave, të dyshuara të marra me dokumente të falsifikuara E.H., si dhe u dha masë sigurimi ‘Detyrim për t’u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore’ për shtetasin E.R., ish-hartograf pranë ASHK-së Fier. Hetimet mbi procedimin penal nr. 1715, datë 05.11.2025, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar respektivisht nga nenet 186, 143, 287 dhe 248 të Kodit Penal, nisën pas dyshimeve për përfitim dhe regjistrim të kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme në zonën e Levanit, si dhe tjetërsimin e tyre dhe qarkullimin e vlerave monetare të përfituara. Fakti penal i dyshuar lidhet me vendimin e vitit 2008 i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, që parashikonte njohjen e të drejtës së kompensimit për 100 ha tokë bujqësore në zonën e Levanit dhe Dërmënasit. Një prej trashëgimtarëve përfitues, shtetasi E.H., ka përfituar më pas, me Vendimin nr. 1944, datë 26.11.2018, të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, kompensim financiar në vlerën 53.800.000 lekë. Pavarësisht kompensimit financiar, nga hetimi dyshohet se gjatë vitit 2023, shtetasi E.H. ka ndjekur procedura për regjistrimin e 6 pasurive në ZK nr. 2436, me sipërfaqe totale rreth 71.7 ha, duke iu referuar Vendimit nr. 246, datë 21.02.2008. Hetimi deri ne këtë fazë ka evidentuar veprimet e E.S., ish-Drejtor i ASHK Fier, dhe E.R., ish-hartograf pranë ASHK Fier, lidhur me trajtimin administrativ dhe kadastral të dokumentacionit të përdorur për regjistrimin e pasurive. Pas regjistrimit, disa prej pasurive dyshohet se janë tjetërsuar nëpërmjet shitjes, duke gjeneruar të ardhura në vlera të konsiderueshme. Hetimi vijon për verifikimin e këtyre transaksioneve, gjurmimin e vlerave monetare dhe përcaktimin e destinacionit të tyre. Gjatë hetimit u sekuestruan edhe 715.976 euro, të depozituar në llogarinë bankare të E.H. Si dhe janë sekuestruar dokumente, pajisje elektronike dhe materiale të tjera, të cilat do t’i nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme. Hetimi vijon për dokumentimin e plotë të rrethanave të çështjes, identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë dhe individualizimin e përgjegjësisë penale. Lajm ne perditesim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 17:50 Tjetërsimi i tokës në Seman, lihen në burg ish-drejtorët e Kadastrës! 'Arrest shtëpie' biznesmenit Gjykata e Fierit ka lënë në burg ish-drejtorët e Kadastrës Ertis Shehu e Bardhyl Kapaj ndërsa për biznesmenin Kastriot Hasko ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë me “arrest në shtëpi” për një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave në zonën e Semanit.Sipas Prokurorisë, biznesmeni Kastriot Hasko dyshohet se ka përdorur dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për të regjistruar toka në bashkëpronësi me katër persona të tjerë dhe më pas për t’ua shitur ato dy shoqërive.Prokuroria ka sekuestruar 76 pasuri me një sipërfaqe totale prej 1,143 hektarësh, si dhe 150 mijë euro.Njoftimi i plotë1. Vazhdimin si masë sigurimi personal shtrënguese ndaj personit nën hetim E.S., atë të “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.2. Vazhdimin si masë sigurimi personal shtrënguese ndaj personit nën hetim P.Ç., atë të “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.3. Vazhdimin si masë sigurimi personal shtrënguese ndaj personit nën hetim B.K., atë të “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.4. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal shtrëngues ndaj personit nën hetim K.H., nga masa e sigurimit “Arrest në burg” në atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale. Masë e cila do të vuhet nga personi nën hetim në banesën e tij5. Urdhërohet personi nën hetim të mos largohet nga adresa e banimit dhe të mos ketë kontakte me persona të tjerë përveç pjesëtarëve të familjes.6. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim K.H., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.7. Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.8. Ngarkohet Prokuroria dhe Policia Gjyqësore të mbikëqyrin dhe kontrollojnë zbatimin e vendimit të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, nga personi nën hetim K.H.9. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 5 (pesë) ditëve, nga e nesërmja e njoftimit të vendimit. Share SI.E./Xh.K/ReportTv.al Kastriot Hasko Fier tjetersim pronash ertis shehu Emiljano Ruko Ervin Habilaj Bardhyl Kapaj Piro Cela Iva Hoxha Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.1% Të gabuar 89.1% Nuk e di 4.7% Vota total: 4431 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?