Foto Pamfleti / Nga kompanitë e Ron Yeffet dhe “JET Bank”, deri te kontratat ushtarake të “Elbit Systems”, 105 subjekte izraelite kanë hyrë në sektorët strategjikë të Shqipërisë, disa prej tyre me dosje, indicie penale dhe lidhje të privilegjuara me qeverinë... Kushtetuta, ligjet dhe vendimet e qeverisë lejojnë licencimin dhe garantojnë veprimtarinë pa diskriminim të kompanive të huaja në territorin shqiptar, si subjekte më vete ose në ortakëri me shoqëri të tjera të huaja dhe shqiptare.
Këtë të drejtë po e ushtrojnë shumë kompani izraelite në disa sektorë të ekonomisë dhe shërbimeve, madje edhe në fusha me rëndësi të veçantë, ku kanë marrë koncesione në partneritet me shtetin.
Aktualisht, 105 kompani izraelite ushtrojnë veprimtari në Shqipëri. Ato kanë hyrë në treg gjatë qeverisjes së Edi Ramës, me mbështetjen e tij preferenciale dhe nëpërmjet ndërmjetësimeve ose ortakërive me njerëz të afërt me kryeministrin.
Mes tyre gjenden edhe kompani me probleme ligjore, të cilave Edi Rama u ka krijuar hapësira në energji, banka, turizëm, aviacion, arsim, shëndetësi, infrastrukturë rrugore dhe digjitale, agrobiznes, ndërtim, hidrokarbure, miniera, teknologji dhe siguri kibernetike.
Disa prej këtyre kompanive veprojnë edhe në sektorët strategjikë të armatimeve dhe pajisjeve të posaçme ushtarake, në ortakëri shumice me shtetin shqiptar, megjithëse kanë pasur probleme ligjore në Izrael, në vende të tjera dhe në kontratat me NATO-n apo partnerë të tjerë perëndimorë.
Simbol i bizneseve të dyshimta në Shqipëri është izraeliti Ron Yeffet, i cili ka krijuar disa kompani pas lidhjeve të ngushta, preferenciale dhe klienteliste me kryeministrin Edi Rama dhe me biznesmenë shqiptarë të lidhur me botën e errët, mes të cilëve Sinan Idrizi dhe Ergys Agasi.
Sipas të dhënave, Ron Yeffet ka dosje penale në disa shtete. Ekzistojnë indicie se në Shqipëri ai kryen veprimtari të dyshimta që lidhen me trafiqe, kontrabandë dhe pastrim parash, nëpërmjet kompanive “Timak”, “Timak Defence”, “Timak Special Vehicles”, “Advanced Arms Technology”, “1820 Albania”, “1820 Black Oil”, “UNO 18”, “Timak Aviation” dhe “Timak Horse Club”.
Në këto kompani, Ron Yeffet figuron si pronar i vetëm ose ortak me shqiptaren Arjeta Pucaj dhe me shoqërinë shtetërore “KAYO” të Ministrisë së Mbrojtjes. Objektet e veprimtarisë përfshijnë prodhimin, importin dhe eksportin e armatimeve, pajisjeve të posaçme dhe automjeteve ushtarake.
Kjo ortakëri i ka krijuar atij statusin e një biznesmeni të pakontrollueshëm dhe të paprekshëm nga agjencitë shqiptare.
Veprimtari të dyshimta po zhvillon në Shqipëri edhe izraeliti Idan Avishai, nëpërmjet kompanisë “JET Bank”, e licencuar për paranë elektronike, pa raportim në Bankën e Shqipërisë, Ministrinë e Financave dhe Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.
Pas logos “JET Bank” dhe pronarit formal Idan Avishai qëndron një rrjet kompanish të tjera me pronarë dhe ortakë nga Izraeli.
Bëhet fjalë për “JET Holdings”, “SeaSun Albania Capital”, “Israel Albania Holdings”, “Nathan Lawrence Ltd”, “Yebogogo Ltd”, “Don Albania Holdings” dhe “Ori Eyal Ltd”, të cilat veprojnë në Shqipëri.
Në këtë rrjet del edhe emri i Sani Sanilevichit, të cilin Edi Rama e ka emëruar konsull nderi të Shqipërisë në Izrael dhe që, sipas informacioneve, synon të përfitojë një pozicion dominues në tenderët e shëndetësisë.
Disa kompani të tjera me pronarë izraelitë në Shqipëri
Në këtë listë përfshihen “Albania Israel Development Investments Corporation”, “Roots”, “Farmalabacy”, “Taga Urbanic”, “Sonovia”, “Arrow Operations and Technologies”, “Top Green House”, “Isal Tech Black Powder Ltd”, “BPG Albania”, “Trilogic Financial Solutions Mordechai Soffer”, “D&A Holdings”, “Homeport Albania”, “AMA Export AL”, “Reach” dhe kompani të tjera.
Një tjetër kompani izraelite e përfshirë në aktivitete të dyshimta është “Elbit Systems”, 100 për qind në pronësi të izraelitit Michael Ilan Yoel Federmann.
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë kësaj kompanie një koncesion për furnizimin e ushtrisë shqiptare me armatime, me vlerë rreth 400 milionë euro, si dhe koncesionin e Shkollës së Aviacionit në Vlorë.
Këto marrëveshje janë dhënë pas 25 korrikut 2025, kur, sipas informacioneve, NATO e përjashtoi kompaninë izraelite nga tenderët e armëve. Kompania po hetohet për falsifikime dhe mashtrime me kontratat, ndërsa ndaj saj ekzistojnë edhe indicie për trafik armësh, një skemë e ngjashme me atë që dyshohet se ka përdorur Ron Yeffet në bashkëpunim me rrjete ukrainase./Pamfletirrjeti izraelit i bizneseve të errëta edi rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Si i shpëtuan gjeorgjianët hetimit të SPAK? Tirana bazë e zhvatjes me call-center, milionat u pastruan te KFC Albania 18 Shtator 2026, 11:2611:26Dosja e zezë Zbërthehet pronësia e JET Bank/ “Sani”, El Goren, Israel Albania, DON Albania dhe biznesmenët e jahteve pas 28.5% 17 Shtator 2026, 12:1812:18Dosja e zezë Kompania sekrete e skemës “Delvina Gas”: Si lidhen Ron Yeffet, 2 ukrainaset dhe biznesmeni ruso-izraelit 16 Shtator 2026, 20:5520:55Dosja e zezë “Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër? 15 Shtator 2026, 19:1519:15Dosja e zezë Ron Yeffet, “ustai” i aferave strategjike: Si u fut Sinan Idrizi, “leva” e Ramës, në lojën e Air Albania 14 Shtator 2026, 23:2823:28Dosja e zezë Miku i Ramës në syrin e ciklonit, hapet “Kutia e Pandorës” për ‘jeniçerin’ e 4iG! 12 Shtator 2026, 21:3021:30Dosja e zezë

