Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale


Profesori Enver Bytyçi në emisionin “Kjo Javë” në News24, analizoi vendimin e Hagës për ish-krerët e UÇK-së, të cilët u dënuar me 81 vite burg.

Profesori Enver Bytyçi në emisionin “Kjo Javë” në News24, analizoi vendimin e Hagës për ish-krerët e UÇK-së, të cilët u dënuar me 81 vite burg. Gjatë intervistës, Bytyçi risolli në vëmendje, kohën kur krijimi i Gjykatës Speciale kundërshtohej me forcë nga opozita e asaj kohë. Gjithashtu kritikoi edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama pas vendimit të Hagës, duke e quajtur hipokrizi, ndërsa rikujtoi kohën kur vetë Rama mori helikopterin shkoi në Prishtinë. “Vendimi që u komunikua Thaçit është gabim i padiskutueshëm. Në luftë ndodhin shumë gjëra. Kam projektuar që të bjerë akuza për krime kundër njerëzit sepse ajo do të çmontonte edhe të drejtën e Kosovës për kryengritje dhe luftën çlirimtare të saj. Pas komunikimit të vendimit vazhdon te ketë hipokrizi, sepse askush nuk dyshon në faktin që Edi Rama e dinte se çfarë do përfaqësojë një gjykatë e tillë, mirë Thaçi nuk kishte kapacitetet e inteligjencës për të kuptuar çfarë po ndodh. Opozitarëve që kundërshtonin në atë kohë, u thuhej se ju jeni gabim dhe “jeni armiqtë e Kosovës”. Por tani vjen koha që r drejta provohet dhe opozita e atëhershme kishte të drejtë në kundërshtitë e saj. Dhe minimumi është që ata që themeluan Gjykatën të kërkojnë ndjesë. Dhe kryeministri i Shqipërisë përpara se të prononcohej për vendimin e Hagës të thoshte ndjesë që mora helikopterin dhe shkova në Prishtinë zbrita atje i takova krerët politikë të Kosovës dhe u kërkova që ata duhet ta miratonin. Dhe tjetra është thënë që nëse nuk e miratonin, do ta miratojë Këshilli i Sigurimit, dhe do jetë më keq për Kosovën. Sigurisht do ishte më keq. Por në Këshillin e Sigurimit, janë tre fuqi të mëdha, SHBA , Britania e Madhe dhe Franca që kanë njohur shtetin e Kosovës dhe si është e mundur që këto të tria do votonin një gjykatë Speciale që të dënonte dhe ndëshkonte UÇK, siç thuhet dhe krerët e UÇK. Po ky vendim është politik. Kam parë vendime që janë dhënë disa krerëve të Serbisë, ministrave , shtetasve për krime kundër njerëzimit, janë më të lehta se dënime që morën Çlirimtarët e Kosovës”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama Hage