Lajme Zone
Pas rikthimit nga Gjykata Kushtetuese, më 15 shtator Gjykata e Lartë shqyrton 'arrestin në burg' të Veliajt
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Pas rikthimit nga Gjykata Kushtetuese, më 15 shtator Gjykata e Lartë shqyrton 'arrestin në burg' të Veliajt

Gjykata Kushtetuese ia riktheu Gjykatës së Lartë shqyrtimin e kërkesës së masës së Veliajt me argumentin se duhet të arsyetohet përse nuk është e përshtatshme një masë tjetër, përveç arrestit në burg.

Gjykata e Lartë cakton datën 15 shtator, ora 09:30, për rishqyrtimin e masës së Erion Veliajt, pas rikthimit nga Gjykata Kushtetuese. Treshja penale që do të gjykojë kryebashkiakun e Tiranës në Gjykatën e Lartë është Sander Simoni relator dhe Valbon Çekrezi e Genti Shala anëtarë. LEXO edhe...Spahiu: Çështja e Erjon Veliajt nuk është a do e lirojë Strasburgu, por a do jepet vendimi para zgjedhjeve lokale apo jo Sokol Binaj dhe Albana Boksi dhanë dorëheqjen nga rekursi, pasi kanë shqyrtuar kërkesa të mëparshme të Veliajt. Më herët dha dorëheqjen edhe relatori Ilir Panda. Gjykata Kushtetuese ia riktheu Gjykatës së Lartë shqyrtimin e kërkesës së masës së Veliajt me argumentin se duhet të arsyetohet përse nuk është e përshtatshme një masë tjetër, përveç arrestit në burg. lajm në përditësim... K.M/ReportTv.al erion veliaj arrestimi i erion veliajt Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.7% Jo 29.7% Nuk e di 6.5% Vota total: 9215 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?