Një tjetër prokuror ka paraqitur kanidaturën në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për garën për Prokuror të Përgjithshëm.
Bëhet fjalë për prokurorin Ylli Pjetërnikaj, i cili aktualisht është prokuror dhe pedagog në Shkollën e Magjistraturës, me gradën akademike Doktor i Shkencave në fushën e së drejtës.
Ylli Pjetërnikaj Pjetërnikaj ka në karrierë të gjatë në prokurori, kërkime shkencore dhe mësimdhënie.
Më herët për postin e Prokurorit të Përgjithshëm kanë paraqitur kandidaturën dhe prokurori i SPAK, Adnan Xholi dhe prokurorja Rovena Zoto Bozo.
Mandati për prokuror të përgjithshëm është 7-vjeçar pa të drejtë rikandidimi. KLP hapi aplikimet më 30 qershor dhe afati i dorëzimit të kandidaturave përfn më 1 gusht. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

