Lajme Zone
“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Lideri i opozitës thirrje mbështetësve të PD: Kjo është lëvizja më e fuqishme dhe më jetëgjatë e kontinentit
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Lideri i opozitës thirrje mbështetësve të PD: Kjo është lëvizja më e fuqishme dhe më jetëgjatë e kontinentit

Lideri i PD, Sali Berisha, u ndal sërish te protestat që zhvillohen në Tiranë.

Lideri i PD, Sali Berisha, u ndal sërish te protestat që zhvillohen në Tiranë. Në një konferencfë me gazetarët, kreu demokrat i bëri thirrje të gjithë mbështetësve të PD që të vazhdojnë të jenë pjesë e këtyre tubimeve, pavarësisht thirrjeve “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

“Gjithashtu, duke përshëndetur protestën qytetare popullore për suksesin e saj të jashtëzakonshëm si lëvizja qytetare më e fuqishme dhe jetëgjatë e kontinentit, si lëvizja qytetare në të cilën çdo i ri dhe çdo qytetar dëshmon sakrificën e tij të madhe që e bën për vendin e tij dhe qytetarët shqiptarë.

Protesta që zgjat çdo orë është një thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari që e do Shqipërinë, është një thirrje në ndërgjegjen e çdo të riu, e çdo të moshuari, e çdo vajze, nëne, motre, e çdo burri, djali të mbështesim këtë protestë që bën krenarë shqiptarët në mbarë botën.

Ata të rinj, ata qytetarë që protestojnë çdo natë me orë të tëra, në të vërtetë janë zëri i ndërgjegjes të një shoqërie të tërë të dhunuar, të shtypur.

Janë zëri i ndërgjegjes së interesit kombëtar.

Përfaqësojnë sakrificën e vërtetë qytetare dhe rinore për liri dhe dinjitet njerëzor dhe kombëtar.

Ndaj dhe ftoj çdo demokrate e demokrat, çdo mbështetëse dhe mbështetës të PD, por edhe çdo qytetar shqiptar në Shqipëri dhe në botë, kudo që ndodhen, të mbështesin me të gjithë mundësitë e tyre këtë protestë që bën krenar çdo njeri që i thotë lirisë, liri, dhe dinjitetit njerëzor, dinjitet njerëzor”, u shpreh Berisha. Top Channel