Lajme Zone
Pas përplasjes me Ramën, Veliaj ndryshon drejtimin e Bashkisë së Tiranës; shkarkon dy nënkryetarët
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj ndryshon drejtimin e Bashkisë së Tiranës; shkarkon dy nënkryetarët

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka liruar nga detyra dy nënkryetarët, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra. Ndërkohë ka emëruar në këtë post Etleva Bishën.

Erion Veliaj Erion Veliaj ka liruar nga detyra Vasilika Vjeron dhe Ilir Mëngrën, duke emëruar Etleva Bishën nënkryetare të Bashkisë së Tiranës. Lëvizja vjen një ditë pas përplasjes publike të kryebashkiakut me institucionet e burgjeve dhe kërkesës së tij për të bërë publik autorizimin e kryeministrit Edi Rama për klasifikimin si sekret të vendimit të transferimit në Burgun e Fierit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka liruar nga detyra dy nënkryetarët, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra. Ndërkohë ka emëruar në këtë post Etleva Bishën.

Bisha është një emër me përvojë në Partinë Socialiste dhe në administratën publike. Ajo ka qenë ndër themelueset e FRESH-it dhe ka marrë pjesë në reformimin e shërbimeve sociale gjatë periudhës kur Erion Veliaj drejtonte ministrinë përgjegjëse për këtë sektor.

Në vitet e fundit, Bisha ka punuar në fushën e pushtetit vendor, duke bashkëpunuar me organizata ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri. Etleva Bish Ndryshimet në Bashkinë e Tiranës marrin edhe një dimension politik, për shkak të zhvillimeve të një dite më parë dhe përplasjes së Veliajt me institucionet shtetërore për transferimin e tij në Burgun e Fierit. Mund të shihet edhe si mesazh politik, për t'i treguar Ramës që ka ende fuqi.

Kryebashkiaku u transferua në mënyrë të beftë në këtë institucion, ndërsa sipas raportimeve është vendosur për dhjetë ditë në regjim survejimi, në një dhomë pa dritare.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagoi pas transferimit, duke deklaruar se vendimi përmban informacion të klasifikuar si sekret shtetëror dhe se nuk mund të bëjë publike arsyet e masës.

Veliaj reagoi ashpër ndaj këtij qëndrimi, duke kërkuar dokumentacionin që justifikon klasifikimin e vendimit.

“U deshën 31 orë që më në fund të na thuhet se vendimi është sekret! Pra, jo vetëm që nuk na vihet në dispozicion akti, por synohet të na mohohet edhe mundësia për ta njohur, kundërshtuar dhe ankimuar efektivisht atë. Atëherë kalojmë në faqen tjetër të kësaj maskarade: nga arbitrariteti i vendimmarrjes te fshehja e saj pas sekretit shtetëror! Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit të vendit që ju autorizon si autoritet klasifikues”, deklaroi Veliaj.#erion veliaj Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Presidenti Begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve lokale, ftesës i përgjigjet vetëm Balla; opozita bojkoton 30 Tetor 2026, 09:4409:44Politike Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama bën një tjetër tentativë për dialog 30 Tetor 2026, 08:2408:24Politike Rama mbledh kupolën e PS, prezanton paketën e re të taksave për shqiptarët; në fokus edhe data e zgjedhjeve 30 Tetor 2026, 07:4707:47Politike A do të kemi një front opozitar? Bardhi, Lapaj dhe Shehaj sinjale dakordësie 29 Tetor 2026, 21:4821:48Politike “Buxhet pa prioritete dhe pa stimuj për ekonominë”, Tabaku: Qeveria po rëndon bizneset dhe qytetarët 29 Tetor 2026, 20:4620:46Politike Transferimi në Fier, Veliaj drejton gishtin te Rama: Nxirrni autorizimin e Kryeministrit! 29 Tetor 2026, 19:5319:53Politike