Lajme Zone
Pas 'ngecjes' në qershor, turizmi rifiton ritmin! Gati 2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në korrik, rritje me 7.1 përqind krahasuar me 2025-ën
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pas 'ngecjes' në qershor, turizmi rifiton ritmin! Gati 2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në korrik, rritje me 7.1 përqind krahasuar me 2025-ën

Afro 2 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë muajit korrik. Sipas INSTAT, krahasuar me një vit më parë, u regjistruan 7.1 përqind vizitorë më shumë. Numri i të huajve nga Evropa Lindore dhe Veriore, pati rritjen më të madhe.

Ngecjen e qershorit, e cila iu referua ndikimit nga protestat para Kryeministrisë, turizmi tashmë e ka lënë pas, duke rifituar ritmin e rritjes. Ndryshe nga muaji paraardhës ku rritja ishte vetëm 1.2%, gjatë korrikut Shqipërinë e kanë vizituar 7.1% më shumë turistë të huaj se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, duke rifituar kështu ritmin e zakonshëm. Sipas të dhënave të INSTAT, afro 2 milionë prej 2.8 milionë qytetarëve që kanë hyrë në territorin shqiptar, i përkasin shtetasve të huaj. Në të njëjtën periudhë, nga Shqipëria kanë dalë afro 2.6 milionë pushues, ose 3.3% më shumë se në korrikun e vitit 2025. LEXO EDHE:Turizmi mbush arkën e shtetit/ Në 7 muaj, 511 milionë € të ardhura më shumë, rriten me 45 milionë € edhe investimet Evropa vijon të jetë burimi kryesor i vizitorëve të huaj. Vetëm gjatë korrikut, nga vendet evropiane janë regjistruar afro 1.8 milionë hyrje. Pjesën më të madhe e zënë ata nga Evropa Jugore, me rreth 1.1 milionë hyrje. Pas tyre renditen Evropa Qendrore dhe Lindore me mbi 231 mijë hyrje, ajo Perëndimore me afro 225 mijë dhe nga veriu i kontinentit me mbi 132 mijë hyrje. Por Shqipëria nuk tërheq vetëm turistë nga kontinenti evropian. Nga Amerika janë regjistruar afro 68 mijë hyrje, ndërsa nga Azia Lindore dhe Paqësori mbi 16 mijë. Nga Lindja e Mesme kanë hyrë 8,533 shtetas, nga Afrika 9,041 dhe nga Azia e Jugut 6,487. Sipas INSTAT, turizmi dhe vizitat personale vijojnë të dominojnë arsyet e ardhjes në Shqipëri. Rreth 99% e shtetasve të huaj kanë hyrë për arsye personale, një kategori që është rritur me 7.3% krahasuar me korrikun e një viti më parë. Ndërkohë, hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionale kanë shënuar rënie me 8.9%. Nga janari deri në korrik 2026, në Shqipëri kanë hyrë rreth 12 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj, 6.5% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Kliko ketu për të lexuar dokumentin e plotë... U.D/R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Instat turizmi sezoni turistik Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.4 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 54.8% Keq 33.1% Nuk e di 12.2% Vota total: 1479 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?